Nga Fatmir Brajshori-Tushi
Kur e bëra këtë shkrim, aso kohe pata thënë:
„ Kur baca t‘na lë lamtumirën, s‘do shkruaj asnjë fjalë dhembshurie sepse kur t‘vij momenti i ndarjes do të nguten që të renditen, si miq të tij, ata që në të vërtetë ishin armiq; sikurse të tjerë që sipas nevojës, herë e bënin mik e herë armik…
Unë sot vetëm e ripërsëriti Epitafin tim për qëndresën e gjitha qëndresave…
O ADEM DEMAÇI O BURRË I DHEUT!
( I falenderohem nënës sime që më lindi
në kohën kur po Jeton me ne edhe Adem Dema)
Nuk të kujtohet por nëna të tha: që linde me 26 shkurtë 1936, n’atë dhomë të vogël, të shtrume me një batanije, jo më pak se në shtatë vende të arnueme, e poshtë me një qylym ngjyrë gjaku, i shpuar nga vjetersia e kohës… Objektet e para kur linde, e që të ranë në sy, ishin;
Një stufë, që kur s’ndizej,dhe,një orë muri..
Kaçakçe linde he burrë!
Akoma dimën ishte, e aso kohe , tërbohej murlani.
Po tërboheshe edhe ti, kur dëgjoje për masakrat e Sharbanit, Kaçikolles, Prapashtices,Orllanit, Repës, Popovës, e sidomos, kur dëgjove për masakren, e bashkëfshatarit të babë Zeçirit; Azem Mergjiçit ku u vranë 4 femra, 2 djem të shtëpisë dhe katër argatë që punonin.
E Refikes, vajzë shtëpie, ia çanë oficerët serbë, barkun me singia…
O burrë i dheut!
Po shumë ishe kanë pas trishtuar e rebeluar. Ishe betuar se: Edhe një mijë jetë po ti kem, do t’i japë në luftë, kundër atyre Zemër-zinjëve!
Edhe babë Zeçiri e vlla Maliqi, kur të lanë, Ti su merzite më SHUMË: Po fëmijë ishe o burrë! Por ti këtë kurrë se kuptove, se si është, me qenë fëmijë:se ti si i rritur u linde!
Tërë jetën e qove në luftë me gjarpërijtë! Me shtatë koka! Dhe i këpute një nga një: për tetë dekadat e jetës suaj!
Për çdo dekadë preve nga një kokë gjarpëri!
Heu burrë i dheut o Adem Demaçi!
S’pate kujdes asnjëherë, nga miqtë, se të tillë i mendoje. Por harrove or burrë i dheut: se shejtani, hajvani – demoni e satani; dinë të ndrrojnë fytyrat e tyre e të bëjnë fytyra miku!
E, të tillë u shëndrruan Ata.
Ti në burgë,e ata bënin karrierë mbi denimin tëndë.
Ti shkruaje faqet e lavdisë – Ata nuk e dinin se po shkruanin faqet e turpit!
«AI, AI ËSHTË QË DESHI SHKATRRIMIN TUAJ!
AI- (bënë me gisht nga TY), ËSHTË ARMIK I POPULLIT!
AI DON SHQIPËRI!
E, Ti qeshe me marrezit e tyre. Ata menduan se u çmende, e ti për çmendurin, e tyre të çmendur, qesheshe. Të thanë armik i popullit se ti deshe Shqipëri!
Ata deshen «narodin» edhe Jugosllavi!
Ata edhe sot, si hijena nate bëjnë me gishtë nga Ty… Po ti, tani më, je bë LIS! Kur u tha parulla: Tërmeti lëkund malet – por jo shqiptarin! Ty TË PATEN SHEMBULL O ADEM DEMAÇi!
Pa ma thuaj një fjalë burri, se kam qejfë shumë ta dij:
Po pse i fale or burrë ?!
Pse ?
Ata që nuk falen !
Ata me urrejtje e ti me dashuri!
Vetë the: Më quajnë fëmijët, kur dalë me shetit,me emra kafshësh dhe bëjnë gishtë drejt meje!
Ata të vegjel dhe të lindur pak para lufte, e ca pas lufte. Nuk të njohën ata, se helbete fëmijë ishin… Po edukata e tyre 20 vjetshe, e fituar para se të lindeshin, ua kishin mësuar, i kishin ndërsyer:
Shane! shaaane! Vrane ! Shkatrrone!
Mos e leni të flasë!
Por ti këto, i kishe dëgjuar 28 vite me radhë, pa ndërprerë. Po, po,…po,e dije Ti, se nga goja e kujtë vinin ato fjalë: se i degjove 10220 ditë me – radhë!
Dhe, ti prapë i fale?!!!
Ata që nuk falen dot!
Por ti the: nuk do të bëhem si Ata se kam frikë që do ta humbë shpirtin tim! Të goditën tërë kohën. Por më të lodhur dukeshin Ata zemer-këçinjët!
I MËSOVE TË FLASIN SHQIP! TË MENDOJNË SHQIP!TË ECIN SHQIP! TË SHKRUAJNË SHQIP DHE MBI TË GJITHA TË VDESIN SHQIP!
Po ta përmbysen sofren e shtruar ata, të cilëve u dhe krypë e bukë.Kaq kishe!.
I takova o Adem Demaçi, edhe ca prej tyre, të fshehur në mënyrë tinzare, herë si; SHEJTAN E HAJVAN – DEMON E SATAN!
Me fytyrë » miku» e veprime si armiku!
I njoha o për besë i Njoha: As si pashë as si preka por i ndjeva.
Nuk i fyeva se mu kujtua porosia jote – «mos e humbë shpirtin me të humburit!»
TI GËZOHESH E LUMTUROHESH VETËM NË DITË -LINDJET E POPULLIT TËNDË.PO A NUK JE DHE TI, VET-POPULLI, HE BURRË I DHEUT!?
Po a nuk të tha vetë nëna: BIRO, MOS PUNO PËR NËNËN, PO PUNO PER POPULLIN?!!
E MOS U BEFASO, NËSE NESER, AI POPULL, NUK DO SJELLË URATEN PËR TY. TI E KUPTO MË MIRË SE TË GJITHË, SE TË GJITHË NE, ATË POPULL: U MUNDUAN T’IA SHLYEJNË NDJENJEN E TË QENURIT SHQIP-FOLËS!
E MË SË SHUMTI QË Emri YTË të mos përmendet!
PO SI TË PËRMENDET EMRI: » ADEM DEMAÇI» KUR AI EMËR RREZON TIRANI E PERANDORI?!
Edhe me një mijë dryna kur të futnin ta kishin friken. Sy lakejtë ngado që silleshin shifnin nga një Adem Demaç:ani pse Ty të mbanin të prangosur.
ANTE E PROMOTE ISHIN GËRSHETUAR NË NJË EMËR: ADEM DEMAÇI!
PO ME FAL O BURRË I DHEUT, PO S’PO MUND DUROHEM E TË MOS TË PYESË:
A, IA KA VLEJTË , GJITHË KJO SAKRIFICË, O BURRË I DHEUT?
I martuar e pa grue!
Ishe baba por pa fëmijë!
Kishe fëmijë po nuk ishe baba!
E, nëna të priste me misernike në dorë që të kthehesh!
A ja ka vlejtë o burrë i dheut?!
I ndrrove rolet me Doruntinen.
Ajo u bë Konstandini, të dha fjalën dhe të erdhi sa herë e kërkove!
Motra Ajshe kapërcej nënë kodra e nënë varre e të erdhi sa herë doje!
Po s’kam qare pa të pyet:
A ia ka vlejtë e gjithë kjo sakrificë, o burr i dheut?!!
PA MË THUAJ SE… SE MERAK E KAM!
U SOLLE LIRINË, ME TË MADHEN UÇK-ËN, POR PRAPË JU SHAN ATA QË TË SHARË KISHIN LINDUR!
ATA QË TË FYENË, E TË CILËT, RRUGËVE TË FYERJEVE, KISHIN ARDHË NË KËTË BOTË!
Dhe, ti prapë fal, fal, fal…
E. pse fal o burri i Kosovës ?
PËR KOSOVË – ÇAMËRI = SHQIPËRI!
Për këtë e bënë ti: tre profetet e tu:gjëra të shejta për Ty?
Por unë kam krimba në kokë dhe serish s’më durohet pa të pyetur:
A E KA VLEjt TË VET-FLIJOHESH KAQ SHUMË O BURRË I DHEUT?
Ata që shanë popullin tëndë, të cilit i dhe çdo gjë që kishe, ky popull,U dha
nderin: a nuk jemi të çuditshëm?
E di, se do të më thuash: mos e prish shpirtin me ta! Po nuk do të mundë të rri pa i përmendur këta emra:
Zekeria Cana,Ali Aliu,Fahredin Gunga,Adem Gajtani,Rafael Sopi,Sabit Ratkoceri,Ismet Bytyqi,Shefqet Popova,Din Mehmeti,Sylejman Drini, Xhafer Ruzhdiu etj..
TI U MËSOVE KËTYRE SE SI SHKRUHET ME ALFABETIN SHQIP – KËTA TË MËSUAN SE SI SHKOHET NË BURGË SHQIP!
TI U MËSOVE ATYRE SE SI DUKET LIBRI – ATA TA MËSUAN TY SE SI DUKET QELIA E BURGUT!
TI I BËRA KËTA QYQARË, QË MBETEN NË LIRI – ATA TË BËNË TY QËNDRESË QË MBETE NË VETMI…
E PO, PA KËTA O ADEM DEMAÇI, TI KURRË NUK DO TË MËSOJE, SE SI DUKET BURGU!
E KËTË TË MIRË TA BËNË!
E PËR KËTË FALENDEROJU Këtyre,SE TË BËNË, ME VEPRIMET E TYRE TË PAVDEKSHËM!
ATA QË KANË VDEKUR MOTI –
VETË KE THANË SE SHPIRTI I TYRE ËSHTË I HUMBUR!
QOFSHË I URUAR! JETOFSHË PËR JETË E M OT! PËR KOSOVË -ÇAMËRI E SHQIPËRI! KËTË E KISHE TI IDEOLOGJI!
E QOFSHË I URUAR ASHTU SI UROVE KOMBIN TONË!
FOLE E THE:
EDHE NJË MIJË JETË PO TI KISHA DO T’I JIPJA PER KOMBIN TIM!
UNË PO TË KISHA MUNDESIN DO TË TË FALJA PJESEN E JETES SIME TË MBETUR.
POR S’KAM MUNDESI TA BËJË KËTË: AT‘HERË TË GJITHA KËTO QË SHKROVA GJERË MË SONTE, JANË DHURAT PËR TY!
KAQ MUNDË TË DHUROJË UNË PËR JU!
E BËRA PA EMËR E PA MBIEMËR!
SEPSE ÇDO GJË BUROJË NGA THELLËSIA E SHPIRTIT TIM!
PAÇ JETË TË GJATË ME NE E MBI DHE – POR SA TË KETË RREZE TË DIELLIT DO TË JETË EDHE EMRI YTË SEPSE:
NUK TË THONË KOTË SE TI JE: ADEM DEMAÇI