Trimi, aktualisht ndjek mësimet në Talent Campus Winterthur, ku kombinon arsimin me pasionin për futbollin, dhe stërvitet gjashtë herë në javë – dy herë me FC Winterthur dhe katër herë me FC Schaffhausen.
Ai është ftuar tri herë në stërvitje me përfaqësuesen zvicerane U15, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të lartë.
Takimi u zhvillua në frymë inkurajimi për të rinjtë e mërgatës që po përfaqësojnë me dinjitet mërgatën tonë në Zvicër.