
Shkruan Florim Zeqa
Kjo është thirrja më e çmendur dhe më e tmerrshme që kam dëgjuar në këto vitet e paspavërësisë së Kosovës, që ndryshe i bie sikurse zënja e banesave dhe pronave publike pas lufte, “Kjo është e ima, mos e prek…!”
Kërcënimi i Vjosa Osmani-Sadriu pas përfundimit të zgjedhjve, duke vazhduar në stilin e saj të vetëkënaqësisë për 2-3 mijë vota që ia shtoj LDK-së për vendin e tretë, e ekzaltuar deklaroj :“𝑉𝑒𝑡𝑒̈𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑠𝑗𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑎𝑟𝑠𝑦𝑒 𝑡𝑎 𝑟𝑒𝑓𝑢𝑧𝑜𝑗𝑒̈ 𝑒𝑚𝑟𝑖𝑛 𝑡𝑖𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 𝑃𝑟𝑒𝑠𝑖𝑑𝑒𝑛𝑡𝑒”!
Ish presidentja Vjosa Osmani, tani deputete e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës si bartëse e listës së LDK-së, pas fitores bindëse të Albin Kurtit, menjëherë filloj me sitilin e saj arrogant duke i vënë kushte fituesit të zgjedhjeve nga pozicioni i partisë së tretë në vend!
Pesha e saj (e vogël) politike jo vetëm që nuk është garanci stabiliteti politik, nuk i jepë asaj komoditetin as të mendoj për postin e presidentes e lërë më të zgjidhet për herën e dytë!
Fjalori arrogant i Vjosa Osmanit se Vetëvendosja ‘s’ka asnjë arsye ta refuzojë’ emrin e saj për presidente, do të reflektojë negativisht në arritjen e një marrëveshje politike mes LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje të mundshme!
T’i vëshë kushte partisë pothuajse fituese absolute e zgjedhjeve me 17 % të votave si subjekt politik dhe me peshë të vogël personale, duket çmenduri politike e Vjosa Osmanit!
Një personalitet si Vjosa Osmani e cila nuk paraqet unitet politik në partinë e saj, si do të krijojë unitet mes forcave politike në vend!?
Edhe përkundër entuziazmit të madh për ngritjen e lehtë, LDK-ja mbetet sërish e treta dhe me një distancë të madhe prej mbi 25% nga Vetëvendosja!
Me këtë entuziazëm, Abdixhiku këtë rezultat që e mbanë partinë në pozicionin e tretë, po e kthen në një festë për të forcuar pozicionin e tij brenda partisë, pasi në realitet nuk bëhet fjalë për rikthimin e madh të LDK-së, pasi ajo mbetet sërish në vendin e tretë!
Me këtë rezultat, LDK përveq kapjes nga grupet e interesit, tani është edhe e ngulfatur nga nepotizmi i binomit Lumiri-Vjosa, të cilët nuk kanë gjë të përbashkët me filozofinë politike rugoviane, e aq më pak me interesin e shtetit!