Ky roman sjell rrëfime të frymëzuara nga historia dhe kujtesa kolektive e popullit tonë, duke vënë në qendër figurën e gruas shqiptare — nga gjyshet dhe nënat tona, tek motrat e bijat që me sakrificën, forcën dhe dinjitetin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme ndër breza.

Z. Berisha, përgëzoi autoren për këtë vepër të vlefshme letrare, e cila krahas edhe botimeve tjera për gruan shqiptare në mërgatë, e pasuron letërsinë shqipe në Zvicër dhe ngre lart zërin e gruas shqiptare në mërgatë, si simbol i qëndresës, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar.

