Shkruan: Haki Morina
Kur u përmbys regjimi socialist në Shqipëri, e prita me gjakftohtësi. Kishte kohë që e kisha kuptuar ardhjen e kësaj përmbysje, edhe pse në atë kohë nuk kisha ku të shkruaja për këtë temë, sepse çdo medium në Kosovë ishte i ndaluar për mua. E kisha kuptuar sepse përmbysjes i kishte ardhur koha, dhe ishte bërë diçka e pashmangshme.
Por kur e pashë me sytë e mi, se me çfarë nihilizmi bëhej kjo shkëputje nga e kaluara, u dëshpërova shumë.
Më së shumti më dëshpëruan njerëzit e artit e të kulturës.
Kur vizitova Teatrin Kombëtar në Tiranë, dhe pashë çka flisnin aktorët, regjisorët, etj, thash me vete ky popull do të vuaj shumë derisa të vijë në vete.
Në gjithë botën njerëzit e njohur flasin mirë për kohën kur ata u bënë të njohur, dmth të mëdhenj, me përjashtim të Shqipërisë.
Dhe tash pas 30 vjetësh, kur miku im Enver S. Morina më tha me dhimbje se po vdesin një nga një shkrimtarët, kineastët, dramaturgët e mëdhenj shqiptarë, i thash që është koha për të vdekur dhe për këtë nuk jam i shqetësuar. I shqetësuar jam sepse ata nuk po lënë asnjë pas tyre.
Kur e mohon të kaluarën në mënyrë nihiliste, fuqia për ta ndërtuar të tashmen shuhet, dhe si rrjedhim, nuk krijon dot gjë për të ardhmen. Dmth nuk lë dot pasardhës të denjë për të zëvendësuar.
Shkrim nga muri i Hakiut në FB