03.01.2026
Salih Sefa
Nata rrinte mbi atë trup si një barrë e rëndë, ai, ende merr frymë nën të.
Jo lirshëm, jo lehtë, mjaftueshëm për të mos u shuar.
Kollitja e mallkuar i çante orët, i gërryente brinjët nga brenda, si të donte t’ia numëronte qëndrimet një nga një!
E megjithatë, mes dy kollitjeve, gjoksi gjente një çast qetësie, një hapësirë të vogël ku ajri nuk lëndonte.
Trupi i lodhur ,pak i shkrirë, por nuk ishte bosh.
Çdo frymë që hynte ishte një Po, e heshtur, një pranim i vogël i jetës pa premtime të mëdha.
Shpresa nuk erdhi si zë.
Erdhi si dritë e zbehtë, ajo që shfaqet para agimit, kur ende nuk është mëngjes por nata ka filluar ngadal ti liroj rrugen ditës!
Dhe ai qëndroi ashtu, me sytë hapur, sikur dikur moti, të tjerët shkëmb e quanin!
E sot , duke e pritur mëngjesin jo si shpëtim, por si vazhdim.
Sepse trupi i lodhur, kur nuk ka më forcë për të shpresuar, ende di të ecë drejt dritës vetëm sa për të marrë frymë,e sa për të parë pak dritë!
Po kjo dritë, a thua për kë është???