Ata që shohin pamjet e protestave në Beograd dhe besojnë se aty po ngrihet zëri për demokraci serbe apo vlera evropiane, ata po shohin ëndrra me sy çelë: po bien pre e një naiviteti të rrezikshëm gjeopolitik.
Retorika vizuele e atyre shesheve e zhveshë plotësisht çdo iluzion: prania e organizuar e flamujve serbë që shtrihen mbi hartën e Kosovës së pavarur nuk është thirrje për liri të brendshme, por një manifestim i qartë i projektit hegjemonist të «Botës Serbe».
Të dashur lexues,
Ky nuk është thjesht një provokim simbolik, por një paralajmërim i hapur për pretendime territoriale dhe një thirrje publike për konflikte e gjakderdhje të reja në rajon e veçanërisht në tokat shqiptare.
Në thelb, ky flamur serb mbi Kosovën shqiptare dëshmon se epiqendra e strategjisë së Beogradit mbetet e njëjtë: shigjetimi dhe dobësimi i vazhdueshëm i faktorit gjeopolitik shqiptar. Dhe ky agresion serb gjen hapësirë për të depërtuar përmes kanaleve të ndryshme; duke shfrytëzuar edhe hapësirën tonë të brendshme shqiptare. Ky sulm ushqehet nga mediat shqiptare në Prishtinë e Tiranë që prodhojnë lajme defetiste, nga agjendat bllokuese të «Listës Serbe», nga oportunizmi i opozitës, si dhe nga interesat e oligarkëve të pasluftës që prioritet kanë kapitalin e jo shtetin. Edhe nismat si «Ballkani i Hapur» në këtë dritë treguan se rrezikonin të ktheheshin në vegla të dominimit ekonomik e gjeo-politik serb.
Megjithatë, përballë këtij sulmi serb, vija e kuqe historike po vizatohet në Kosovë; Zgjedhjet me 7 qershor nuk janë sall zgjedhje të rradhës, por një referendum për sovranitetin dhe dinjitetin kombëtar. Një fitore e madhe, e domosdoshme dhe largpamëse e ndërtimit të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit do të jetë përgjigjja definitive ndaj çdo skenari destabilizues serb.
Ky rezultat nuk do të jetë vetëm një #fitore e brendshme politike, por akti që do të përcaktojë rendin e ri gjeopolitik në# Ballkan; duke e vendosur faktorin shqiptar në pozicionin e arkitektit të pathyeshëm të stabilitetit dhe duke mbyllur një herë e mirë epokën e kompromiseve me integritetin e shtetit për hesap të Serbisë dhe #oligarkisë.