KF Prishtina zbarkon në Gjenev Gati për sfidën e madhe të nesërme ndaj FC Kosova Gjenevë

Ekipi i KF Prishtina ka arritur sot në Gjenevë, ku nesër do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur kundër FC Kosova Gjenevë, një duel që tashmë ka zgjuar interes të madh te komuniteti shqiptar në Zvicër.

Sipas pamjeve dhe fotove të siguruara, futbollistët e Prishtinës kanë kryer vizitën e parë në stadium, kanë parë terrenin dhe kanë zhvilluar ushtrimet e fundit para sfidës. Atmosfera brenda ekipit duket e qetë, e fokusuar dhe me besim të plotë për një paraqitje të fortë.

Ndeshja pritet të sjellë emocione të veçanta, jo vetëm për faktin se përballen dy skuadra shqiptare, por edhe sepse për shumë tifozë kjo është një mundësi e rrallë për të parë nga afër një klub të Superligës së Kosovës.

Organizatorët presin një pjesëmarrje të madhe të diasporës, ndërsa thirrjet për mbështetje kanë filluar tashmë të qarkullojnë në rrjete sociale.
Ndeshja zhvillohet nesër në Meyrin, Gjenevë, duke filluar nga ora 16:30