Nga: Kujtim Hajdaj
Rezistenca shqiptare në Kosovë kundër okupatorit serbo – jugosllav, kishte marrë karakter revoltues gjatë viteve 80-ta, dhe ajo filloi me të madhe të përhapët në fillim të viteve 90-ta, për të marrë karakter gjithë kombëtar, jo vetëm në trojet tona etnike shqiptare…, por edhe kudo tjetër në mërgatë.
Pas represionit të madh që i bëhej shqiptarëve nga forcat barbare policore e ushtarake të makinerisë së Millosheviqit, në Kosovë kërkohej një organizim politik ndërkohë edhe ushtarak i shqiptarëve për t’i bërë ballë okupatorit dhe agresorit serb, që më kohë bëhej gjithnjë e më shumë shtypës duke e parë vullnetin e madh të shqiptarëve për të qenë të lirë dhe pavarur në tokat e veta shekullore. Kështu edhe lindi motoja e madhe që e udhëhoqi rezistencën e shqiptarëve në Kosovë, me fjalët:
Liri-Pavarësi-Demokraci.
Kjo moto lindi në të njëjtën kohë së bashku me organizatën e madhe të rezistencës politike – paqësore aktive – me LDK në dhjetor 1989, që i printe kryetari dhe lideri Ibrahim Rugova, që më kohë u bë idol i udhëheqjes së madhe të popullit shqiptar në Kosovë, duke u quajtur edhe si arkitekt i pavarësisë. Gjatë dhe deri në fund të viteve 90-ta përveq figurës së madhe politike të Ibrahim Rugovës, si emra të njohur të rezistencës shqiptare ishin edhe Adem Demaqi – ish i burgosur politik dhe veprimtarë i madh i çështjes kombëtare që mori titullin hero i Kosovës me 2010, pastaj Anton Çetta i njohur si pajtues i gjaqeve ndër shqiptare, e deri të rezistenca legjendare e Adem Jashari, që u vra në mars 1998 nga makineria barbare policore e ushtarake e Sërbisë së bashku me vëllain Hamëz Jashari dhe 56 anëtarë tjerë të familjes, në mesin e tyre gra e fëmijë.
Pra, Kosova para dhe gjatë lufte në Kosovë, kishte edhe figura tjera të mëdha politike e ushtarake.
Por, atëherë pyetja e madhe:
Kah erdhi dhe kush e ngriti Hashim Thaqin si figurë politike në Kosovë!? Një figurë që kur doli në skenën publike, si «përfaqësues» i UÇK, ishte e panjohur për opinionin tonë të gjerë shqiptar në Kosovë.
Atëherë, rreth figurës së tij patën lind shumë dilema, si ato: A ishte i rekrutuar nga inteligjencat e huaja, që më së shumti përmendej ajo franceze, dhe përse?
Dhe si e bënë Thaqin edhe pjesë dhe faktorë politik në përbërje të delegacionit shqiptar që mori pjesë në konferencën e Parisit për paqe, në Rambuje në shkurt të vitit 1999, nga e cila doli marrëveshja politike nën ndërmjetësimin e grupit të madh të superfuqive, G7,nën udhëheqjen e SHBA që e kryesonte sekretarja e shtetit Madeleine Albright, marrëveshje e cila e mundësoi intervenimin ushtarak të NATO në Kosovë dhe Serbi?
Por, a ishte kjo vetëm një anë e medaljes që dihej për Thaqin?
Sigurisht kishte të njohura dhe të panjohura rreth Thaqit, por para dhe prapaskena e përgatitur që i bëhej me shpejtësi ngritjes së tij politike si «përfaqësues» i UÇK, qëllim në vete e kishte zbehjen politike të mbështetjs së madhe popullore që e gëzonte Presidenti Rugova, që nga disa faktorë ndërkombëtarë njihej si i pakompromis kur ishte në pyetje pavarësia e Kosovës dhe ruajtja e integritetit të saj të plotë territorial. Dhe ishte po ky Hashim Thaqi, që gjatë lufte në Kosovë dhe kur u mor peng nga forcat kriminale të Millosheviqit, Rugovën e quante si «tradhtarë.»
Dhe në këtë drejtim lindin disa pyetje tjera shumë të rëndësishme: Pse menjëherë pas ndërprerjes së bombardimeve të NATO dhe kapitullimit të ushtrisë okupatore të Serbisë që u arritë me marrëveshjen e Kumanovës në qershor 1999, nuk iu lejua shqiptarëve të zhvendosur nga lufta të rikthehen në banesat, shtëpiat dhe pronat e veta në Veri të Mitrovicës?
Pse pikërisht ishin forcat paqeruajtëse franceze ato që u vendosën matanë lumit Ibër, për të mos lejuar kthimin e shqiptarëve në Veri të Mitrovicës?
Pse gjatë protestës së qytetarëve të revoltuar punëtorëve dhe mjekëve u ndalohej kalimi matanë lumit Ibër? Dhe pse forcat franceze kërkuan ndihmën dhe ndërmjetësimin e Hashim Thaqit me masën e revoltuar për t’i kthyer prapa?
Për rikujtim…
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ishin 22 mijë shqiptarë që ishin shpërngulur nga Veriu i Mitrovicës si shkak i dhunës barbare të bandave paramilitare serbe, dhe 12 mijë prej tyre u dëbuan dhunshëm nga banesat dhe shtëpitë e tyre.
Ajo fushatë e egër kriminale serbe që i patë detyruar mijëra shqiptarë të zhvendosen nga Veriu i Mitrovicës dhe mos lejimi i tyre nga forcat franceze ushtarake për t’u kthyer në shtëpitë dhe pronat e veta, e kishte një emërim të përbashkët:
E ai ishte pastrim etnik. Sepse dikush e kishte projektuar atë pastrim etnik shqiptar qysh më parë.
Dhe a s’ishte Hashim Thaqi ai që pas përfundimit të atyre revoltave, organizoi konferencë përpara gazetarëve të huaj me përkthyesen e vet Vlora Çitaku, ku defakto Veriun e Mitrovicës e definoi si të ndarë nga pjesa tjetër e çliruar e Kosovës, duke thanë: «Ndarja e Mitrovicës është realitet…»
Shumë ekspertë të fushës politike gjeo strategjike, këto manovrime të Thaqit do t’i cilësonin si zotim të tij që e patë bërë përpara faktorit ndërkombëtar, se pranimi i pavarësisë së Kosovës do të kuptohej si këmbim me ndarjen e Veriut të Mitrovicës.
Kjo edhe i ndodhi me kohë Kosovës.
Nëse sot do të ktheheshim prapa për të parë se cilët ishin hapat politik që i patë ndërmor Hashim Thaqi pas lufte në Kosovë – në mënyrë kronologjike – do të kuptonim se figura e tij s’ishte as e çlirimit dhe as unifikuese për popullin shqiptar.
Ishte krejt e kundërta.
Thjeshtë, Thaqi ishte një agjent i formuar nga të huajt që u duhej për të çuar përpara agjendat e tyre për ndarjen e Kosovës.
Dhe atëherë, pas lufte në Kosovë, ato mundësi të Thaqit filluan të marrin formën e vet të plotë.
Së pari, u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike në tetor 1999;
Pastaj, po në fund të vitit 1999, doli me qeverinë e tij ’nën hije› ngase atëherë Presidenti Rugova ende e mbante primatin politik si lider më mbështetje të madhe popullore;
Për t’i vënë në lëvizje ato manovra të Thaqit, PDK zaptoi me miliona euro të fondeve të luftës, që ishin ‹Vendlindja Thërret ‹ dhe një përqindje të madhe të fondit të Qeverisë Bukoshi, atëherë i quajtur si 3% shi, dhe me ato para u ngritën strukturat e SHIK që i kontrollonte Hashim Thaqi;
Pastaj, po me ato para u ngritën banda vrasëse që kishin marrë për detyrë të likuidonin kundërshtarët e PDK quaj të Thaqit, që ishin të fushës politike, gazetareske dhe ushtarake.
Ashtu edhe ndodhi.
Me ato para u investua shumë edhe në thyerjen e LDK që shihej si pengesë e madhe e Thaqit për të marrë pushtetin dhe qeverisjen me Kosovën, thyerja që ndodhi me 2006, menjëherë pas ndërrimit jetë të Presidentit Rugova.
Sigurisht, me ato para u krijuan praktikisht mundësitë që PDK të zaptoj edhe çdo gjë tjetër në Kosovë: banesa, prona tokash, shitje të fabrikave.., e deri të blerja e madhe industriale e votave të popullit. Dhe kështu, me ardhjen në pushtet të PDK me 2010, Thaqi me klanin e tij përreth, arriti të korruptoi të gjithë mekanizmat shtetëror të Kosovës: gjyqësorin, prokurorinë, policinë, sindikatat e shëndetësisë dhe të arsimit.., pastaj edhe ministritë kryesore të shtetit, që ishin ajo e Punëve të Bbrendshme dhe të Jashtme të Kosovës.
Pra, dora e pushtetit të korruptuar të Thaqit vërehej dhe ndihej kudo në Kosovë.
Ajo patë ndodh ashtu sepse në Kosovë s’kishte forca tjera politike që mund ta ndalnin Thaqin, edhepse LDK konsiderohej si e tillë, por pa patur figura adekuate politike e kombëtare që mund t’i prinin asaj për t’i shkaktuar kokëçarje dhe humbje serioze regjimit dhe pushtetit të korruptuar të Hashim Thaqit.
Në sferën ndërkombëtare, pushteti i Thaqit nuk kontestohej fare, anipse i korruptuar, kjo për shkakun se ai u kishte dhënë atyre dy zotime të mëdha: Të formoj Asociacionin e komunave me pakicë serbe; dhe Themelimin e Gjykatës Speciale.
Të dyja këto ndodhën.
Që të dyja këto s’mund të realizoheshin vetëm nga PDK, prandaj Thaqit i duhej një aleat tjetër afër tij e që ishte kush tjetër përveç Isa Mustafës, që e luante rolin e tij të dyfishtë politik: duke i shërbyer politikave ditore të Thaqit, por edhe duke e ruajtur pushtetin e vet të brendshëm në LDK.
E vetmja forcë politike që atëherë fuqishëm e kundërshtonte regjimin dhe pushtetin e korruptuar të PDK së Thaqit, ishte Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin, që dalëngadalë por sigurt filloi të marrë besimin e popullit shqiptar në Kosovë.
Dhe më kohë Vetëvendosjes iu bashkuan edhe forca tjera te guximshme politike, që përfundimisht nën udhëheqjen e njohur si binomi Vjosa-Albini, u arritë që më votën masive popullore të 14 shkurtit 2021, të përmbyset pushteti i korruptuar disa vjeçar i PDK me aleat të saj.
Tash diçka për gjykimin e Hagës..
Pas ndalimit të Thaqit në aeroplan në qershor 2020, që e kthyen prapa nga një takim i planifikuar me Vuqiqin në SHBA, dhe dëshmive që i pamë dhe dëgjuam më herët dhe sot kundër apo në mbrojtje të tij në Hagë, prej tyre po dalin dy kuptime:
Njëri ashtë se Thaqi me të akuzuarit tjerë (sipas dëshmive të mëhershme) nuk mund të shfajësohen (individualisht) për vrasjet që do të kenë mund të ndodhin me urdhrat e tyre të bëra pas lufte në Kosovë,
Dhe tjetra, duke i parë dëshmitarët e ditëve të fundit, e figurave politike e ushtarake kryesisht nga SHBA që po dëshmojnë kundër implikimit të Thaqit dhe të tjerëve, por kryesisht të Thaqit, për «krimet e kryera të luftës » kundër serbëve në Kosovë, po dalin në pah dy teori të mundshme:
Njëra që mund të ketë të bëjë me një lobim të madh (financiar) jo i njohur si dhe nga kush.., për të ndikur në lirimin e të mbajturve në Hagë, dhe
Tjetra, që për mua mund të jetë poashtu reale, ashtë se me dëshmitë e tyre në favor të Thaqit, figurat politike dhe ushtarake të SHBA, po donë të mbrojnë arsyetimin e intervenimit ushtarak të NATO dhe SHBA me 1999 në Kosovë, që e patë ndal makinerinë vrastare serbo-jugosllave të vazhdojë me vrasjet e planifikuara masive dhe depërtimin e qindra e mijëra shqiptarëve nga shtëpitë dhe trojet e veta qindra vjeçare.
Kjo mund të thuhet kështu, sepse poqëse do të dënoheshin krerët e UÇK për «krimet» gjatë dhe pas lufte në Kosovë, në këtë kuptim do të dënohej edhe intervenimi ushtarak i NATO në Kosovë, gjë e cila do t’i mundësonte Serbisë të fillojë një fushatë akuzuese kundër NATO dhe aleatëve Evro-Atlantik, për bombardimet e bëra mbi Beograd.
Sidoqoftë, gjykimi përfundimtar i të akuzuarve në Hagë pritet të jetë jo I lehtë por edhe enigmatik, por i mbetët drejtësisë që ta thotë verdiktin e saj të fundit.
Kush dhe pse e krijoi figurën politike të Hashim Thaçi – Bota Sot