Dardania Lausanne kundër Yverdon Sport FC në ligën e dytë interregjionale fitoi 4 me 2

SYRI TV

Dardania nga Lausane e cila garon në ligën e dytë interregjionale në pjesën e Zvicrës Franceze, sonte në kuadër të ndeshjes kampionale kundër FC Yverdon shënoi fitore të merituar 4 me 2.

Në minutën  e 7 kapiteni i ekipit Shkodran Muslija shënoi golin që i solli ekipit në fushë edhe më shumë siguri për minutat në vazhdim.

Në minutën e 30 nga moskujdesi i mbrojtjes, Yverdoni përmes Mandou Sarr barazoi rezultatin që më pas edhe kishin disa sulme në vazhdim që ekipi Dardan u mbrojt me shumë kujdesë.

Silva Luvuali në minutat shtesë të pjesës së parë për Dardanët kishte fatin dhe shënoi me mjeshtëri dhe ngriti rezultatin në dy me një dhe shkuan në pauzë të pjesës së parë në epërsi për Dardanët.

Në minutën 77 edhe një herë kapiteni Shkodran Muslija me mjeshtëri depërtoi në gjashtëmbëdhjetëshen e kundështarit dhe shënoi duke e ngritur rezultatin në 3 me 1.

Minutat e fundit ishin dramatik për të dy ekipet kur dihet se edhe fuqia nuk ishte ajo e fillimit të ndeshjes dhe papritur në minutat shtesë shënuan të dy ekipet nga një gol nga Timeo Vial Dardania dhe Noa Diego Vasquez nga Yverdoni dhe rezultati përfundimtar ishte 4 me 2 në të mirën e Dardanisë.

Nënkryetari i UKSHFZ z. Reshit Morina sot ishte enkas për ta përcjellur ndeshjen që e uroi ekipin dhe kryetarin  Behar Abdullahu për fitoren.