Muriqi si gjithmonë me gol e asistim në fitoren e Fenerbahçes

SYRI TV

Vedat Muriqi ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Fenerbahçes në fitoren 4-2 ndaj Konyasporit, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim.

Sulmuesi i Kosovës zhbllokoi ndeshjen që në minutën e shtatë, kur përfitoi nga topi i kthyer pas goditjes së Archie Brown dhe realizoi për 1-0.

Ky ishte goli i parë i Muriqit që nga rikthimi i tij te skuadra nga Stambolli.

Konyaspor barazoi shpejt, por Fenerbahçe riktheu epërsinë përmes Mason Greenwood, i cili shënoi pas një penalltie të pritur fillimisht nga portieri kundërshtar Marco Asensio më pas realizoi për 3-1.