Dimal Basha: Nuk kemi t’bëjmë me gazetari, por me manipulim.

SYRI TV
Sa për sqarim, pas marrjes së detyrës së Ministrit, nga shoqëria civile kam pranuar shqetësime lidhur me një nga kontratat e mirëmbajtjes.
Menjëherë kam kërkuar auditimin e këtij aktiviteti nga Zyra Kombëtare e Auditimit, dhe Raportin e Auditimit e kam përcjellë tek organet e drejtësisë për vlerësim të mëtejshëm, në përputhje me kompetencat ligjore.
Mirëpo këtë nuk e sqaron portali në fjalë, e as faktin që kjo procedurë e prokurimit është zhvilluar gjatë vitit të kaluar, para se unë të merrja detyrën e Ministrit.
Shihet qartë që përpjekja e tyre nuk është informimi por tendenca për të ndërtuar një titull që lë të kuptohet sikur shkeljet po ndodhin nën drejtimin tim. Kur faktet dihen, por megjithatë zgjidhet një titull që krijon dyshime dhe dëmton reputacionin e institucionit, nuk kemi t’bëjmë me gazetari, por me manipulim.
Për fund, Ministria nuk është e imja dhe as e asnjë ministri. Ministria është institucion i Republikës së Kosovës, dhe reputacioni e integriteti i saj duhet të mbrohen nga secili prej nesh.