FC Kosova nga Zürichu fiton Kupën e Unionit 2026 për Super Kupën Kosovë Diasporë

SYRI TV

Sot me 28 qershor në Derendingen të Kt. të Solothurnit, Unioni i Klubeve Shqiptare të futbollit në Zvicër zhvilloi Kupën e Unionit në Zvicër për Super Kupën Kosovë Diasporë në një atmosferë tejet të mirë dhe të nxehtë si me kohën e po ashtu edhe me lojën e bukur të Klubeve që ishin në këtë turnir tradicional nga e Gjithë Zvicra.

Kryesia e Unionit këtë vit zhvillon turneun e dytë pas Super Kupës me 9 Maj dhe sot edhe Kupën e Unionit që kërkon një angazhim tejet të madh për një event sportiv si ky.

Pavarësisht kohës me temperatura të larta mbi 34 C, një numër nga Klubet e Futbollit aktive ju përgjigjën ftesës së Unionit dhe u zhvillua një turne shumë domethënës.

Edhe Kryetari z. Feti Demoli dhe kryesia qëndruan gjithë kohën deri në përfundim të dorëzimit të Kupës për Kapitenin dhe Klubin FC Kosova nga Zürichu të cilët me plot meritë në finale kundër FC Iliria të Solothurnit fituan me rezultat 3 me zero.

Ne fillim të ndeshjes FC Iliria kishte dy shanse të mira për të avancuar por nuk mundën të realizonin dhe më pas FC Kosova e Zürichut tregoi me shumë pjekuri dhe para përfundimit të pjesës së parë kaloi në epërsi 1 me zero.

Pjesën e dytë FC Kosova filloi me shumë sulme drejt portës së FC Iliria dhe qysh në minutat e parë të pjesës së dytë rezultati ishte dy me zero. Përpjekjet e FC Iliria për të shënuar ishin jo të duhura dhe pastaj në kundër sulm FC Kosova shënoi edhe një herë dhe me këtë rezultat përfundoi finalja.

FC Iliria edhe pse nuk e fituan kupën u ndanë tejet të lumtur për arritjen në finale dhe ishin falënderues për Unionin që po i bashkon Klubet shqiptare të futbollit në Zvicër.

FC Kosova dhe stafi me plot meritë pas ndarjes së medaljeve me dashuri ngritën Kupën fituese që i dorzoi Kryetari i Unionit z. Feti Demoli.

Vlen të ceket se përkrah kryesisë së Unionit dhe angazhimit të tyre në këtë Kupë, Unioni i është tejet mirënjohës Rrahim Dakaj nga FC Iliria i cili ka ndihmuar me një staf të shkëlqyer në këtë eveniment.

Unioni që nga fillimi i Kupës ka shpërnda pandërprerë falas për ujë për ekipet Garuese.

Unioni falënderon të gjitha Klubet pjesëmarrëse në këtë Kupë të cilët nuk kursyen djersët e tyre për të dhënë më të mirën e tyre si në fushë.

Televizioni Syri si zakonishtë filmoi për së afërmi ndeshjet dhe intervistoi të  pranishmit.

Unioni edhe një herë falënderon FFK dhe Kryetarin Agim Ademi për mbështetje, MPJD, Ministrinë për Rini dhe Sport dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar dhe të cilët akoma mbështesin Unionin në rrugëtimin e zhvillimit dhe organizimin jetik të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër.