KF Dardania St. Gallen fiton si mysafir kunder Weesen

SYRI TV

Në praninë e shumë shikuesve në ndeshjen e ligës së dytë interregjionale të kampionatit Zviceran, KF Dardania nga St. Gallen në minutat e fundit të ndeshjes shënoi golin e tretë dhe mbylli këtë ndeshje në të mirën e tyre me rezultat 3 me 2.

Eshtë një ndeshje me shumë emocione por edhe një ndeshje shume kualitative që treguan djelmoshat Dardan.

Në këtë ndeshje ishin edhe kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli dhe nenkryetari Reshit Morina të cilët për së afërmi përcollën ndeshjen dhe i urojnë edhe fitore te tjera Dardanëve nga St. Gallen

Pas ndeshjes kryesia e UKSHFZ zhvilluan edhe nje bisedë me udhëheqësit e Dardanëve Arsim Dautaj dhe i uriuan fitoren duke shpresuar në një bashkëpunim edhe më të afërt në të ardhmen