Boksieri Jurgen Uldedaj fitoi titullin botëror të IBO (International Boxing Organization) në peshën “cruiserweight”, pas një super-dueli të zhvilluar në “O2 Arena” në Londër.

SYRI TV

Titullin që e fitoi mbrëmë Jurgen Uldedaj, është i pari nga një boksier shqiptar në histori?!

Boksieri Jurgen Uldedaj fitoi titullin botëror të IBO (International Boxing Organization) në peshën “cruiserweight”, pas një super-dueli të zhvilluar në “O2 Arena” në Londër.

Uldedaj mposhti boksierin kamerunas Rolly Lambert Fogoum me vendim unanim të gjyqtarëve, duke u bërë i pari shqiptar në histori që shpallet kampion bote në një federatë të njohur ndërkombëtare të boksit profesionist.

Ky sukses e vendos Uldedajn në elitën e boksit europian dhe përfaqëson një moment krenarie për gjithë shqiptarët kudo në botë. 🇦🇱
Pas ndeshjes, kampioni i ri u shpreh:

“Ky titull është për Shqipërinë dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek unë. Sot flamuri kuqezi u ngrit në mes të Londrës!” 🗣️🙏🏻

Uldedaj, i lindur në Lezhë dhe i rritur në Gjermani, ka ruajtur një bilanc të pamposhtur në karrierën e tij dhe synon tashmë të sfidojë kampionët e federatave të mëdha si WBC, WBA, IBF dhe WBO.