Ekipi futbollit nga Gjeneva FC Kosova, pasi këtë vit fitoi Kupën e UNIONIT ( UKSHFZ ) është duke treguar suksese të mëdha edhe në kampionatin e Zvicrës që garon në ligën e dytë. Sipas prononcimit të kryetarit të Klubit z. Fisnik Buci, FC Kosova në Gjenevë ka ngritën nivelin e lojtarëve dhe pretendon që në vitin tjetër të garojnë edhe një ligë më lartë. Si që thotë z. Buci, klubi ka një ekip të konsoliduar dhe në në rajonin e Gjenevës është favorit për një ligë më lartë pasi që rezultatet nuk mungojnë e që vërehet entuziazmi edhe rezultatet tejet pozitive i klubit.
KUPA E DIASPORËS në Düsseldorf të Gjermanisë është për ne diçka e re dhe ne si fitues të KUPËS së UNIONIT në Zvicër, ky vit na ka sjellë më tepër angazhim tek kryesia, trajneri dhe ekipi dhe është një motivim shumë më i madh për të gjithë ne.
FC Kosova e Gjenevës shkojmë në Düsseldorf me kënaqësi dhe me shpresë për fitore për ta arritur finalen e madhe të Kupës – Kosovë Diasporë e që pastaj të përballemi në Kosovë apo Zvicër me FC Prishtina nga Prishtina.
Kjo ndeshje është e rëndësishme për te dy klubet shqiptare nga Zvicra dhe Gjermania dhe se në fund ky është sport dhe ne urojmë të zhvillohet një lojë korrekte, pa lëndime e në fund le të fitojë më i miri.
Për ne është nder dhe privilegj të jemi pjesë e UKSHFZ me një kryesi e cila në çdo aspekt është për lëvdata dhe një punë të shkëlqyer që nga kryetari Z. Feti Demoli, nënkryetari, Reshit Morina, sekretari Musli Saiti dhe e gjithë kryesia të cilët janë të lidhur ngushtë me FFK dhe të mbështetur edhe nga MPJD dhe punojnë në interes për të gjithë Klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër.
Ne si Klub udhëtojmë të shtunën për Düsseldorf dhe në mbrëmje jemi të ftuar në darkë solemne që do të mirëpresin vëllezërit tonë nikoqiri FC Kosova Düseldorf. Sipas informatave që kemi nga sekretariati i UKSHFZ aty prezent do të jetë edhe kryetari i FFK z. Agim Ademi, kryesia e Federatës Shqiptare në Gjermani, kryetari z. Feti Demoli dhe kryesia e UKSHFZ dhe do të shkëmbejmë një eksperiencë mes kryesive të dy klubeve dhe lojtarëve.
Jemi të bindur në organizim të mirë nga tri Federatat, FFK, FFSHGJ dhe UKSHFZ, të cilët edhe neve klubeve të futbollit shqiptar në mërgim na mundësojnë një garë madhështore.