Ramiz Lladrovci, kandidati i cili arriti të dalë sërish fitues në zgjedhjet komunale për Drenasin, u surprizua me tortë në Suedi – mbrëmjen kur Kosova triumfoi në futboll.
Kjo u bë e ditur nga vetë Lladrovci i cili postoi edhe fotografi nga mbrëmja surprizuese. Ëmbëlsira i erdhi nga Agim Ademi dhe anëtarët e FFK-së, mbi të cilën shihet se shkruan “kampion”.
“Befasi e këndshme në Suedi nga Agimi dhe anëtarët e FFK-së me ëmbëlsirën kushtuar fitores tonë në zemrën e Kosovës”, ka shkruar kryetari i Drenasit.
“Fitorja bashkë me qytetarët kampionë në Drenas, është fitore motivuese, fitore të cilën e meriton i drejti, të përkushtuarit dhe qytetarët me integritet. Gjuha e kampionit është gjuhë e futbollistëve tanë dhe stafit, faleminderit të gjithëve”, përmbyllet postimi i Lladrovcit.