Feti Demoli kryetar i Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër tha se jemi në vazhdën e zbulimit të talenteve të ri e që do të kemi shpejtë një kamp në Zvicër për të i mundësuar afirmimin sidomos për grupëmoshat e reja, projekt e që mbështetet edhe nga FFK dhe Kryetari Agim Ademi.
Andi Shehu e takuam dhe ishte kënaqësi të dëgjojmë kur dhe si ka filluar me Futboll.
Aty ishte edhe prindi i Andit Adem Shehu i cili vjen nga fshati Begracë i Komunë së Kaçanikut i cili para shumë vitesh ka migruar në Francë në Annemasse në kufirin me Zvicrën.
Prindi tha se Andi në moshë shumë të re u vërejt se e donë futbollin dhe si 6 u aktivizua te Unioni i sportit Annemasse – Ambilly – Gailard i cili u tregua shumë i talentuar dhe që nga aty filloi të bie në sy të klubeve të mëdha të futbollit.
Në vitin 2024 Andi Shehu me kërkesë te Klubit me renome ndërkombëtare Lyon, u mor në mbikëqyrjen dhe avancimit të tije si futbollist i cili premton për një të ardhme e që sipas dëshirës së Andit ndoshta edhe një ditë të luaj për kombëtaren.
Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli me kërkesën e prindit të Andit dhe paraqitjes së video dëshmive, vizitoi në Gjenevë Andin i cili kishte ardhur me prindin nga Franca enkas në këtë takim, dhe në ambientet e FC Kosova nga Gjeneva. Me Prindin dhe Andin për së afërmi u pajtuan për pjesëmarrjen në Kampin që do të e organizojë UKSHFZ e që do të vëzhgohet nga Trajnerë të deleguar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Demoli u njoftua se Andi në moment është në shkollën e futbollit Pole-es Clairefonaine-en Evelin Lion ekip i të rinjve dhe luan në pozitën e mesfushorit dhe në mbrojtje.
Në këtë shkollë të futbollit ai është pesë (5) ditë në jave dhe zhvillojnë forma të ndryshme në futboll dhe ndeshje. Ai të Premten kthehet çdo herë është në gjirin familjar tek prindërit dhe familja e ditëve të shtuna ka ndeshje qe e përfaqëson ekipin Annecy.
Feti Demoli i uroi Andit rrugëtim të mirë në futboll dhe shihemi shpejtë në Kampin tonë.