Kimete Berisha: Hashim Thaçin, mendoj, e kanë lëshuar nervat

SYRI TV

Nga Kimete Berisha

Performanca e Padrejtësisë!

– ‘Protesta kundër padrejtësisë’ është një shportë bosh, ku secili e mbush me interesin e vet!
Padrejtësi e kujt?

– Në thirrjen e protestës, nuk shkruan!
Padrejtëai ndaj kujt?

– Në thirrjen e protestës nuk shkruan.
Pse nuk shkruan?

– Sepse, nuk janë të sigurt që është padrejtësi!

– Nuk ia kanë vënë mbiemrin cilësor, se pastaj…duhet ta dëshmojnë padrejtësinë…!
– Hashim Thaçin, mendoj, e kanë lëshuan nervat.

Prandaj, ka nevojë për ‘vajtorë’ të fatit të tij, anipse ai duhet ta dinte se vajtimi është performancë folklorike, dhe nuk i ndihmon asgjë.

– Atij dhe secilit i mjafton pafajësia.

Dhe pafajësia nuk mund të projektohet, edhe kur padrejtësia privatizohet.

– Është e dhimbshme kur bëhesh të të qajnë ata që të krijuan si ‘monstrum’.

– Ndjej se kjo ‘protestë kundër padrejtësisë’ tregon prognozën e ‘dhimbshme’ të politkanëve për të burgosurit e Hagës…
dhe prandaj thërrasin për protestë,
sepse e kanë realizuar dëshirën e tyre që t’i shohin aty ku kanë dashur kundërshtarët e tyre.

– Si ndodhi që arniqësinë e tyre në liri, burgu ua shndërroi në dashuri!
-Nuk ndodhi!
Janë ata që kanë qenë mes vete: armiq.

– Kur ‘qan’ për fatin tënd ai që të quante ‘komandant i Bllacës’!
Qaj moj zemër!

– Kur t’i fshin lotët ai që të akuzonte për ‘vrasjen’ e aktivistëve të tij të LDK-së!
‘Mbytu’ në legen!

– Kur protestojnë për ty budallenjtë, që ua pave sherrin!
Luaj me letra të dehura, më mirë.

– Askush s’e mohon dhimbjen individuale, ‘mo Zot….

por Politikanët, sidomos ata që ndjehen ‘fajtorë’ për fatin e të burgosurve po e shfrytëzojnë ‘protestën kundër padrejtësisë’ që ‘t’i lajnë mëkatet’ e tyre ndaj të burgosurve dhe të duken sikur, oh…janë mërzitur shumë.
– Dashuria që vjen vonë….është e rrejshme.

Në Mitrovicë flitet për një legjendë se si ai që e ka projektuar burgun e qytetit, pasi që e ka përfunduar punën, ka ecur nëpër të dhe nuk ka ditur ta gjejë derën të dal…