Autor: Lirim Gashi
Edhe zvarraniku më i ndyrë i moçalit politik mund ta lexojë me përkushtim një fjalim “frymëzues” në Parlament.
Sidomos kur ia kanë shkruar këshilltarët dhe ia kanë lënë mbi tavolinë – për ta paraqitur si një engjëll të pafajshëm që nuk e ka thyer kurrë një gotë të vetme.
Është njësoj sikur një prostitutë shumë e eksituar të ankohej me zë të lartë dhe me lot krokodili në sy:
“Njëfarë Filan Fisteku më përdhunoi në vrimën e bythës dhe m’i nxori tri litra gjak dhe pesë kilogram mut!”
Dhe ta aktronte këtë pafajësi qesharake, pasi që ia ka thithur Filan Fistekut të virgjër tri litra spermë dhe ia ka shkatërruar vullnetin për seks për gjysmën e jetës.
Fjalimi i djeshëm i Memli Krasniqit ishte një tallje e denjë me lapsin e Kafkës – në versionin porno të Parlamentit.
Duket qartë që Batoni nga fisi i Stanishiqëve i ka trajnuar këta djaj të moçalit si në ndonjë “akademi të dramës së ankesave serbe”.
Saktësisht siç i kishte stërvitur Slobodan Millosheviqi serbët e Fushë Kosovës në vitin1987.
– Fillimisht i gjuanin me gurë në kokë policët tanë të lodhur, si të ishin në garë për thyerjen e kafkës…
– Pastaj qanin me lot krokodili: “O Zot i madh, këta shqiptarë barbarë po na rrahin çdo ditë, 365 herë në vit!”
Deri sa doli vetë Slloba – regjisor i serialit “Martirët me porosi” – dhe u tha me zë të vendosur, si ndonjë dajë që financon trupën dramatike:
“Aktroni të pafajshmit, ju talentë djallëzore, dhe unë ju premtoj se askush nuk guxon t’ju rrahë… përveç policisë sime dhe tuajës!”
Ajo që dua të them është:
“Nuk ka rëndësi çfarë thuhet – por kush e thotë dhe çfarë bën në të vërtetë.”
Sepse këto ndyrësira e kanë përvetësuar në perfeksion artin e futjes nën lëkurën e qengjit – edhe pse të gjithë e dimë se janë njëkohësisht gjarpërinj dhe dhelpra – me barkun në tokë dhe bishtin në gojë.
Megjithatë, prapë arrijnë t’i mashtrojnë budallenjtë me “bee bee” sikur janë vegjetarianë!
Në realitet, janë mishngrënësit më të pangopur dhe thithësit më të pashpirt të djersës dhe gjakut në univers.
Edhe më i ndyri zvarranik i moçalit politik, që është shërbëtori më besnik i krimit të organizuar dhe korrupsionit, mund ta lexojë një fjalim të gatshëm në Parlamentin e Kosovës dhe të duket për një moment siku er ka zbuluar shpirtin e Nënë Terezës në arkivat e SHIK-ut.
Por, fatkeqësisht, në këtë Republikë nuk matet më vlera e fjalës – por pështyma që mbetet në buzët e mashtruesve pas çdo deklarate “frymëzuese”.
Fjalimi i Memli Krasniqit dje – ishte një liturgji imorale, sepse ngjante më shumë me një fjalim politik që mund t’ia kishte shkruar Batoni i fisit të UDB-së, pasi i kishte përtypur me neveri udhëzimet e BIA-s.
Në fakt nuk ishte fjalim. Ishte një akt histerie politike – një përpjekje për ta bërë hero një njeri që ka dhënë leje ndërtimi për kullat e PDK-së mbi shpirtin e Kosovës.
Ose më saktë: ishte një përpjekje qesharake për ta shitur të kalburën si parfum dhe hajdutin si viktimë.
Në të vërtetë, fjalimi i Memli Krasniqit ishte një mashtrim që i ngjante thirrjeve dramatike të Millosheviqit më 1987 në Fushë Kosovë – kur serbët që i kishin gjuajtur me gurë policët tanë, qanin, për të kërkuar më pas mbrojtje ndërkombëtare, me lot që nuk e kuptoje a po u rridhnin nga zemra apo nga bytha.
Po të kishte një regjisor filmash dokumentarë për hipokrizinë e organizuar politikisht, Memli do të ishte aktori kryesor, ndërsa skenari do t’i përkiste Batonit – regjisorit të heshtur të dramave të shpifura, që qëndron si hije pas çdo fjalimi që synon ta përmbysë të vërtetën.
Nëse i dëgjon këta djaj të rrugës duke folur, ta lënë përshtypjen sikur kanë zbritur nga ndonjë galaktikë tjetër për t’i shpëtuar shqiptarët nga qeveria e ndershme.
Në realitet, janë po të njëjtët që kanë shitur territorin për vota, tenderët për poste, moralin për karrierë dhe flamurin për privilegje.
Kjo është “elita” që – krahasuar me Albin Kurtin – duket si letër higjienike pas një nate të gjatë: e përdorur, e konsumuar, dhe e padobishme për të pastruar të kaluarën apo ndërtuar të ardhmen.
Albin Kurti mund të ketë shumë armiq – por askush nuk mund ta akuzojë për korrupsion, për kompromis me krimin, për shitje parimesh apo për pasuri të fshehura në Panama.
Ai është një anomali morale në një skenë të mbushur me tregtarë të fjalëve të mëdha dhe përfitues të pasurive marramendëse.
Ata që ua shkruajnë fjalimet me lot krokodili për t’i paraqitur si vegjetarianë politikë, ndërsa hanë mishin e gjallë të drejtësisë – janë hiena të stërvitura në retorikën e mashtrimit.
Ata flasin për drejtësi – sidomos kur xhepat u mbajnë erë të parave të pista.
Ata flasin për zhvillim – ndërkohë që nuk dinë ta shkruajnë as CV-në e tyre .
Në fakt, janë pikërisht këta të humbur në kohë dhe hapësirë që po i nxisin serbët e Kosovës të sillen si në vitin 1987.
Në fund, nuk ka rëndësi fjala – por vula e veprës.
Dhe kur veprat e njërës palë janë burgje të hapura për popullin, e të palës tjetër – shpresë e hapur për shtetin – atëherë çdo krahasim është i tepërt.
Albin Kurti nuk është i përsosur – por krahasuar me këta, ai është si drita në fund të tunelit që ata vetë e gërmuan për t’u fshehur nga drejtësia.