FC Kosova nga Gjeneva është fituese e Kupës së Unionit për Super Kupën Kosovë Diasporë.

SYRI TV

Një ide e trajtuar ndër vite, se si të bëhemi bashkë, që të punojmë në shërbim të fëmijëve apo të rinjve shqiptarë në Zvicër po gjen vend gjithnjë e më tepër në aktivitetet e veprimtarëve të dalluar, të cilët udhëheqin me shoqatat apo me klubet sportive. Një gjë e tillë ishte e dukshme në turneun e organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër për kupën e Kosovë Diasporë të mbështetur nga FFK dhe MPJD.

FC Dardania e Baselit ishte nikoqire e Kupës klub i futbollit i themeluar para 30 viteve që në atë kohë ka tubuar shqiptarët e që sot gëzon autoritet tek komuniteti shqiptar që edhe sot u fol për themeluesin e FC Dardania  Ragip Xhaka që ishte edhe sot prezent.

FC Kosova nga Gjeneva edhe pse nuk ishte komplet me ekipin e parë që garon në kampionat, treguan se janë një ekipe e kompletuar dhe falë talentit dhe disiplinës ngadhënjyen për herë të parë të jen fitues të Kupës së Unionit për Super Kupën Kosovë Diasporë 2025.

Këtë fitore e shndërruan në festë të vërtetë pasi që ngritën Kupën madhështore të cilën në duart e tyre ju dha nga kryetari i Federatës së Kosovës z. Agim Ademi, Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli, Drejtori i departamentit për Diasporë z. Elis Badalli, Konsulli i Kosovës në Zürich z. Vigan Berisha dhe ju shpërndanë medaljet, dhe u zgjodh portieri dhe lojtari më i mirë, atyre ju solli në zemrat gëzimin dhe harenë më të madhe që pastaj e treguan edhe në fushë dhe mbi portë.   

Nga Kosova enkas për Kupën e Unionit kishin ardhur për këtë ngjarje të madhe sportive, z.Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, drejtori sportiv nga FFK Muharrem Sahiti si dhe Lulzim Berisha i Dardanëve.

Përpos musafirëve nga Kosova, në këtë ditë sporti, kishin ardhur edhe sportistë të sporteve të tjera. dhe shumë musafirë të tjerë të profileve të ndryshme.

Rrallë ndodh, që një ditë e zakontë, të shndërrohet në një ditë të mrekullueshme, jo vetëm për futbollin e të rinjve shqiptarë, e klubeve shqiptare në Zvicër por për mbarë komunitetin shqiptar, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Sot ishin edhe ALBA KULT nga Berni që performuan këngë për mëmëdheun dhe valle me motive të ndryshme e që u mirëprit tepër mirë nga të pranishmit.

Një turne futbolli i organizuar falë punës së Kryesisë së Unionit të Klubeve Shqiptare në Diasporë, i kaloi të gjitha përmasat duke u shndërruar edhe në një takim të veprimtarëve, shoqatave dhe klubeve të futbollit e në veçanti me prezencën nga Ambasadat e Shqipërisë sekretari i pare z. Valon Gashi, Nga Ambasada e Kosoves z. Gjenis Haxhimehmeti, Ambasadori i RMV z. Rexhep Demiri, Konsulli i Kosovës ne Zürich z. Vigan Berisha dhe kryetar nderi nga rrjeti i bizneseve shqiptare në Zvicrën qendrore z. Florim Useini.

 

Ideja se si t`i sensibilizojmë mërgimtarët shqiptarë që fëmijët në Zvicër t`i ruajnë sa më shëndetshëm duke i regjistruar në klubet sportive, duke i regjistruar në shkollat shqipe për të ruajtur gjuhën amtare, duke i regjistruar në shoqatat kulturore për të ruajtur kulturën kombëtare, po zë vend gjithnjë e më tepër në vendbanimet në Zvicër, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Komuniteti shqiptar në Zvicër, nuk është më ai i krahut të punës, i punëve më të vështira në shoqërinë zvicerane, por tani falë angazhimit dhe përkushtimit të të rinjve shqiptarë, si sportistët, biznesmenët, mjekët, studentët, ata të cilët kanë mbaruar studimet në universitetet prestigjioze të Zvicrës, mbajnë detyra me përgjegjësi në shoqëri. Dhe këto fakte na bëjnë nder si komb. Zvicra është shoqëri e mundësive të shumta por ajo duhet të shfrytëzohet maksimalisht sepse vetëm në këtë mënyrë nderojmë veten dhe atdheun tonë.

Unioni i klubeve shqiptare të Zvicrës kishte ftuar edhe veprimtarë të shoqatave të ndryshme, të cilat veprojnë dhe punojnë në shërbim të sportit, biznesit, arsimit dhe kulturës kombëtare në Zvicër, duke kryer një mision kombëtar në shërbim të bashkatdhetarëve dhe veçanërisht të fëmijëve, të të rinjve…

Ishte një rast i mirë që në këtë ditë sportive të takohen në mes veti veprimtarët e fushave të ndryshme për të këmbyer përvojën, angazhimet dhe përpjekjet e përditshme në shërbim të këtij qëllimi.

Organizatorët ishin kujdesur për të ftuarit duke i nderuar me mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre të suksesshëm gjatë këtij viti dhe jo vetëm