Kryesia e re UKSHFZ pas zgjedhjeve në Kuvendin e 22 Shkurt 2025 me plot elan pa humbur kohë në mandatin e ri, kontaktoi Klubet e vetë interesuara që dëshirojnë të jen nikoqire e Kupës së Unionit 2025.
Kryetari z. Feti Demoli, z. kryetari Reshit Morina dhe sekretari z. Musli Saiti me pëlqim e anëtarëve të kryesisë së UKSHFZ sot vizituam Klubin FC Dardania nga Baseli për të parë nga afër fushat sportive dhe kushtet që i ofrohen në dispozicion për Super Kupën e Unionit Kosovë – Diasporë 2025 në Zvicër që zhvillohet me datë 22 Qershor 2025.
Me Kryetarin e FC Dardania Basel z. Tahir Çitaku, Xheladin Shala-Nënkryetar &Menagjer per Sponzorizim
Besim Bublica-drejtor Sportiv biseduam për mundësinë dhe zhvillimin e mundshëm të kupës së UNIONIT i cili është një ndër evenimentet më madhështore të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër.
Kryesia e UKSHFZ falënderuan për gatishmërinë dhe dëshirën e FC Dardania nga Baseli që të jenë kontribuues dhe nikoqire e SUPER KUPËS të UNIONIT KOSOVË – DIASPORË 2025 në ZVICËR e në veçanti të jenë edhe mikpritës për të gjitha klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër.
Parashikimet e kryesisë së Unionit janë tejet pozitive por mbetet hapur të bisedohet me kryesinë e re duke ju prezantuar FC Dardaninë e Baselit dhe pas vendimit të kryesisë së Unionit UKSHFZ do të dalim publikisht me shkrim për të i njoftuar të gjitha Klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër, Federatën e Futbollit të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe të gjithë bashkatdhetarët në Zvicër.
Kryesia e UNIONIT (UKSHFZ)