SOKOL – Emër i mbarë gjuhës shqipe

SYRI TV

Shkruan: Agron Dalipaj

SOKOL,~I. Emër i mbarë gjuhës shqipe që shënon një «shpend grabitqar të familjes së shqiponjave, petrit; lat. astur palumbarius».
Të gjithë albanologët sllavë e pranojnë si huazim prej sllavishtes në shqip, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë qoftë edhe një motivim etimologjik të vetëm.
Nga gjuhëtarët shqiptarë e para është Omari (MGSS 266) që e pranon pa motivim etimologjik si emër i huazuar prej serbishtes e mandej e pason Topalli (FEGS 133) edhe ky pa një motivim etimologjik.
Porse e vërteta e fjalës ndodhet brenda fjalës dhe ne mund ta nxjerrim me anë të metodës së embriomorfemave.
Përsa [sokoli] është shpend grabitqar, që i përket familjes së shqiponjave (accipitridae), të gjitha llojet e shpendëve të kësaj familjeje kanë një karakteristikë të përbashkët që u ka dhënë atyre emërtimet përkatëse. Karakteristika e tyre e përbashkët është në mënyrën se si ushqehen dhe që përkon me kapjen e gjahut me kthetra dhe shqyerjen e mishit të presë me sqep.
Ndaj ▪︎[shqiponjë] vjen prej shqyponjë < shqy-bon dhe te [skifter] ka dhe një pozim dytësor etimologjik:
sky-p-ter < shky-p-ter < shqypter
Edhe te emërtimi sokol kemi të njëjtën logjikë emërtuese. Mjafton që fjalës t’i bëjmë kallëpin etimologjik (ti heqim zanoret) dhe marrim:
SOKOL > SKL ≈ SKUL ≈
ShKUL ≈
ShQUL ≈
ShQYR ≈
ShQYN ≈
ShQYN ba.
Sokoli, njësoj si shqiponja, e SHKUL mishin me sqep, ndaj kemi përqasjen e foljes SHKUL me emërtimin SOKOL:
SOKOL = SKL = SKL.
SHKUL = SKUL = SKL.
Përfundimisht, fjala i takon gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe emri [sokol], duke qenë se jep një etimologji të pastër në shqip, ka etnicitet gjuhësor prej gjuhës shqipe. Nëse dikush do të kërkonte që fjala të vazhdojë të quhet huazim prej sllavishtes në shqip, më së pari do i duhej të na sjellë një motivim etimologjik më bindës e më të argumentuar se sa ky që shqipja jep.
(më poshtë po jap në fot. edhe «etimologjinë» e Topallit FEGS 1333).