FTESË | Takimi informues për banesat dhe mbështetjen për të moshuarit në Zürich

Syri

Të nderuar bashkëatdhetarë që jetoni në Zürich,

Me datën 21 nëntor, nga ora 15:00, mbahet takimi informues i radhës me temën:
Banesat, banimi dhe mbështetja e shtetit në këtë aspekt.

Ky takim u kushtohet moshave të mëdha, por nëse prindi juaj i moshuar nuk mund të marrë pjesë, mund të vini edhe ju në emër të tij.

Ligjërimin e radhës e drejtojmë unë dhe Arsim Shala.
Arsimi është i lindur në Zvicër, por është krenari ta dëgjosh shqipen e tij të bukur. Ai është profesionist në fushën e ligjeve që lidhen me mbështetjen e shtetit për moshat para pensionimit dhe të pensionuarit.

Në vend të mirëseardhjes, po ndaj fjalët e shefit të Konsullatës, z. Vigan Berisha, të cilat i tha në takimin e kaluar:
“Të dashur bashkëatdhetarë, Konsullata është shtëpia juaj. Ejani për çdo pyetje apo ide. Ju jeni gjenerata më flijuese, ju kontribuat në çlirimin e Atdheut, në ndërtimin e tij. Ju e ndërtuat këtë shtëpi. Mos hezitoni, ejani…”

Mirë se vini!

Shkruar nga Hava Kurti Krasniqi