Kurti dhe Peci në fabrikë ushqimore – masa higjienike vetëm për kamerë?

Syri

Pas raportimeve të vazhdueshme nga Syri TV lidhur me vizitat e figurave publike në fabrika ushqimore pa masa higjienike, duket se mesazhi ka filluar të reflektohet.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, kanë postuar së fundmi fotografi nga një vizitë në një fabrikë ushqimore – konkretisht të prodhimit të ëmbëlsirave. Këtë herë, ata shihen me mbrojtje higjienike në kokë dhe këpucë, një përmirësim krahasuar me vizitat e mëhershme të zyrtarëve të tjerë.

Por ajo që bie në sy është fakti se në sfond të fotografisë, një person tjetër shihet pa asnjë masë mbrojtëse higjienike, duke ngritur sërish pyetjen: A janë këto masa të vërteta apo vetëm për kamerë?

Syri TV ka raportuar disa herë për mungesën e standardeve higjienike në vizitat zyrtare në fabrika ushqimore, dhe duket se këto raportime kanë pasur efekt.

Urojmë që ky reflektim të mos jetë vetëm për fotografi, por të shndërrohet në praktikë të përhershme, sepse kur është fjala për ushqim dhe shëndetin publik, nuk ka vend për neglizhencë.

Syri TV fton qytetarët të vazhdojnë të dërgojnë foto, përvoja apo vërejtje nga fabrikat ushqimore, të kozmetikës, të barnave apo marketeve, ku vërehen parregullsi. Anonimiteti i tyre është 100% i garantuar.

SyriTV #SiguriaUshqimore #AlbinKurti #FatonPeci #Zgjedhjet2025 #ReflektimPublik #StandardetHigjienike