“The Armed Man” vjen në MaiHof të Luzernit me ide të paqes mes njerëzve dhe të gërshetimi i kulturës dhe religjionit

SYRI TV

Zvicra është një vend shembull për tolerancën fetare dhe për gërshetimin e kulturave dhe kombeve të ndryshme.

E komuniteti shqiptar është integruar mjaft mirë në shtetin “Helvetik”, ndërsa vend ka zënë edhe feja islame, si fe e paqes, krahas feve të tjera në vend.

E paqja mes feve dhe mes njerëzve dhe shmangia ndaj luftës është edhe ideja e fundit e organizatorëve të “The Armed Man: A Mass for Peace”, të cilët e sjellin në MaiHof të Luzernit këtë vepër muzikore e krijuar në vitin 2000 nga kompozitori britanik, Karl Jenkins.

Kjo vepër e simbolizon një veprim ndaj luftës, ndërsa realizohet nga kori i Universitetit të Pedagogjisë së Luzernit, e shoqëruar nga orkestra Santa Maria.

Në këtë vepër, Jenkins kombinon elementët tradicionale të muzikës mesjetare evropiane me ritmet dhe melodia të traditave muzikore të Azisë dhe Lindjes së Mesme.

“The Armed Man”, himn i paqes dhe i shmangies së luftrave

“The Armed Man” u kompozua në emër të festës së mijëvjeçarit për muzeun “Royal Armouries” dhe u dedikohet viktimave të luftës në Kosovë (1998/1999).

Ky himn thërret për paqe mes njerëzve dhe fjalët e tij janë një lloj thirrje në përkrahjen e bindjeve të ndryshme fetare dhe kulturore.

Në fund të mesazhit të “The Armend Man”, vepra lë një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm – «Meën Cyffro, Heddëch» – «Në turbullirë, paqe».

Kjo është një thirrje e qartë dhe e ndjeshme për ne që ta kërkojmë një botë të marrëdhënieve të ndryshme dhe paqeje, dhe për ta gjetur udhën tonë drejt një shoqërie më të fortë dhe më harmonike.

Përveç pjesëve të meshës, përfshihen fragmente nga burime fetare dhe historike të tjera, si thirrja islame për lutjet (Ezani), Bibla (Psalmet dhe Libri i Përtëritjes së Gjonit), dhe Mahabharata.

Përfshirja e Ezanit, një element i rëndësishëm në fenë islame, në veprën e Jenkins shërben si një pjesë e marrëdhënies midis kulturave, duke sjellë një ndjesi të pjekurisë dhe së bashku me të një ndjesi tejet unikale të frymësorit universal.

Me shumë elementë muzikore nga kultura të ndryshme, në «The Armend Man» kompozitori përpiqet t’i bashkojë fuqishëm muzikat dhe lyricsat në një formë unike.

“The Armed Man” ndër të tjera tregon për rrezikun e rritjes së luftës, me momente reflektimi dhe mendimi.

E shfaq frikën që sjell lufta dhe përfundon me shpresën për paqe në një kohë tjetër, kur “dhimbja, mundi dhe vdekja mund të shuhen”.

Situata botërore e tanishme bën që vepra të kthehet aktuale ndaj situatës aktuale.

Kori i Shkollës së Lartë Pedagogjike, shembull i punës dhe përkushtimit

Duhet cekur se kori i Shkollës së Lartë të Pedagogjisë, një herë në vit e prezanton një projekt të madh.

“Carmina Burana” e Carl Orff-it, e prezantuar në vitin 2015, ishte e para e këtij lloji.

Kori i SHLP-së përbëhet nga rreth 150 studentë nga të gjitha degët e studimit, si dhe nga shumë vullnetarë.

Studentët praktikojnë vështirësitë e këtyre këngëve gjatë dy semestreve.

Kori është obligator në të gjithë degët e studimit të muzikës.

Synimi është ta nxisë dëshirën tek studentët për ta realizuar një projekt të tillë me nxënëset e tyre. Për ta, muzika është gjëja që i ndan bashkë.

Fadil Asani, në projektin “The Armed Man”

E merita për realizimin e këtij projekti ka edhe Fadil Asani, i cili punon si udhëheqës i ekipit në kujdesin e shëndetit në Luzern.

Ai u rrit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa prej vitit 1993 është zhvendosur në Zvicër.

Muzika e ka një vend të rëndësishëm në jetën e tij, ndërsa ai e kryen thirrjen e ezanit në “The Armed Man”.

Ezani është një njoftim publik për hyrjen e kohës së lutjes, ndërsa ai nuk duhet të këndohet, por duhet të lexohet me peshë dhe tingull, dhe të ndihet me zemër e me shpirt.

Thirrja e lutjes Ezani bëhet ngadalë, në një mënyrë të qartë, me zë të lartë dhe me dinjitet.

Fadil Asani deri më tani ka marrë pjesë në tre projekte të “The Armed Man” të Karl Jenkins, në Luzern dhe nën drejtimin e dirigjentit Stucki Rolf në vitin 2011, në Escholzmatt / LU në vitin 2013 nën drejtimin e dirigjentit Duss-Engel David, dhe në vitin 2014 me Reiner Held në Aarau.

Besim Laci – TV Syri Zvicër