Shkruan Elbasan Sahiti, i diplomuar në shkenca politike në Austri, absolvent në studimet master në Gjermani
Bëhet fjalë për një deklaratë që shquhet te jetë plotësisht kontradiktore në vetvete. Në fakt, vlerësoj se nuk është detyra jonë të korrigjojmë gabimet kundërthënëse që ai ka bërë me qëllim që të ngreh një argument që ka si objektiv linçimin dhe dëshirën për shpërfaqjen e një justifikimi subjektiv.
Është e qartë se z.Riza Halimi, së bashku me subjektin që ai përfaqësonte, luajti një rol kyç në organizimin e referendumit që u zhvillua më 1 dhe 2 mars 1992. Gjatë gjithë aktivitetit të tij politik, ai ka qenë i rëndësishëm në avancimin e procesit më të madh politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Çështja themelore ishte gjithnjë vullneti i lirë i popullit për autonomi politike, me të drejtë bashkimi me Republikën e Kosovës. E që sot (kur pa të drejt akuzohet për integrim te dhunshëm) pranohet gjerësisht se procesi politik në fjalë (referendumi) përfaqëson trashëgiminë dhe asetin më të rëndësishëm politik me të cilin vepron aktualisht vizioni politik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Prova më bindëse për këtë është se procesi politik në fjalë, themelet e të cilit u vendosën nga z.Riza Halimi dhe shumë aktivistë të tjerë me vetëdije politike, u shfrytëzua si fakt në zyrën e Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, përkatësisht themeluesit politik të Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë periudhës në të cilën ideja e bashkimit të Luginës me Republikën e Kosovës po shtyhej përpara nga Presidenti Thaçi.
Argumenti më bindës për të hedhur poshtë dëshirën për shfajësim të gabimeve tuaja subjektive është se rruga politike e mbrojtur me forcë demokratike nga Partia për Veprim Demokratik dhe udhëheqësi i saj, z. Halimi, aktualisht mbështetet dhe ndiqet nga të gjitha subjektet politike në Luginën e Preshevës. Për më tepër, kjo rrugë politike gëzon mbështetjen e të gjitha subjekteve politike shqiptare kudo që janë.
Kishim të drejt, vazhdojmë tutje – është sllogani që na ndjek.
Kush i integroi shqiptarët në Beograd?
