Liqeni Vrella e Miratocës bashkon shqiptarët vendas dhe nga Diaspora

SYRI TV

Tash kur vapa e verës ka arritur temperaturat e larta, të gjithë kërkojnë freskim dhe lehtësim të trupit. Shpesh herë zgjedhim bregdetin, por shqiptarët e Luginës së Preshevës, duket se kanë mundësinë që brenda ambienteve të tyre të kënaqen në rrethin e tyre me të afërmit e tyre. Është liqeni artificial verella e Miratocës që gjendet në veriperëndim të vendit me ujë të pastër si kristali, i cili është një mundësi tepër e mirë për ti përballuar më lehtë ditët e nxehta të verës.

Ky vend ka  pamje piktoreske dhe ofron copëza të bukura për të gjithë njerëzit që vendosin ta vizitojnë.

Liqeni Vrella viteve të fundit ka impresionuar jo vetëm shqiptarët vendas por edhe mërgimtarët që si shihet edhe këtë verë çdo vit e më shume ka vizitorë.

Pra Vrella është vetëm një nga mundësitë që vendi ynë ofron për tu freskuar gjatë muajve të nxehtë të verës.

Nga Lugina e Preshevës

Arben Mehmeti