Një turne që bën bashkë shqiptarët nëpërmjet sportit dhe dashurisë për futbollinPërkrah 25 klubeve shqiptare të futbollit, federatës së futbollit të Kosovës (FFK) dhe ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës (MPJD), unioni i klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër me kryetarin Feti Demoli, nënkryetarin Reshit Morina dhe kryesinë e unionit, ju fton të bashkoheni në një ngjarje të veçantë – Kupën e Kosovës për Super Kupën Kosovë-Diasporë.
Ky turne simbolizon jo vetëm një garë sportive, por edhe një urë lidhëse mes shqiptarëve në mërgim dhe vendlindjes. Me pasionin për futbollin dhe frymën e bashkimit, klube nga diaspora dhe Kosova do të përballen për një trofe që mbart një domethënie të veçantë.
Në këtë garë, fiton jo vetëm skuadra që ngre kupën lart, por edhe komuniteti, vlera e solidaritetit dhe dashuria për sportin që na bashkon të gjithëve.
Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj feste futbollistike.