Falja e Bajramit të Madh në Xhaminë Drita në Emmenbrücke te kantonit të Luzernit

SYRI TV

Pas një muaji agjërimi, mijëra besimtarë myslimanë kanë falur këtë të diel namazin e Fiter Bajramit gjithandej Zvicrës e po ashtu edhe në Emmenbrücke te kantonit të Luzernit në Zvicër.

Me zemrat plot dritë dhe shpirtin të mbushur me paqe, besimtarët myslimanë nga Zvicra si kurrë më parë anekënd në mëngjesin e së Dielës në Xhamitë apo  edhe salla sporti dhe në shumë vende edhe nën qiellin e hapur falën Fitër Bajramin.

Imami i Xhamisë Drita uroi të gjithë besimtarët, që Zoti t’u kishte pranuar agjërimin dhe se kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura me plot të mira dhe sakrifica jonë të jetë pranuar për të gjithë ata të cilët janë në rrugën e Zotit

Kjo ditë e bekuar shënoi përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, një periudhë sakrifice, reflektimi dhe afrimi me Zotin.

Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe ne duhet të jem të bashkuar në mbrojtjen e dinjitetit dhe pasurisë të vlerave familjare dhe shoqërore.

Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb” i pa ndarë dhe shembull për çdo shtet në botë.

Paqja dhe begatia qoftë mbi ju dhe familjet tuaja!