Me 17 Janar 2026 në BBC ARENA në Schaffhausen
Roberto dhe Amarildo Bakaj janë dy vëllezër shqiptarë që prej vitesh merren me boks dhe gjithmonë demonstrojnë ndeshje me shumë karakter kombëtar dhe një mbështetje nga komuniteti jone anekënd globit.
Që të dy janë fitues të shumë titujve, të cilët me shumë mund dhe disiplinë të mbështetur sidomos nga familja dhe rrethi i tyre që ju besojnë, janë përkushtuar të ndërtojnë karrierën e tyre të suksesshme në sportin luftarak.
Dëshmia është se sidomos vitet e fundit kanë dhënë simpati të veçantë edhe te përkrahësit e tyre dhe në media gjithandej ku flitet shqip.
Edhe mediumet e huaja, duke vërejtur potencialin dhe dhuntinë që posedojnë, krye faqet në gjuhë të ndryshme ngritin lartë të arriturat e tyre.
Me 17 Janar 2026 në BBC ARENA në Schaffhausen do të kenë mundësinë edhe komuniteti shqiptar në Zvicër të jetë prezent në këtë eveniment madhështorë dhe për së afërmi të përcjellë dhe mbështesë vëllezërit Bakaj.
Roberto Bakaj për kundërshtar ka një boksier shumë me përvojë dhe tejet i papërshtatshëm për kundërshtarin i cili me 14 fitore tregon gatishmërinë e tije në ring.
Pavarësisht kundërshtarit unë jam i gatshëm çdo herë për fitore prandaj edhe me 17 Janar unë do të godas Kuq e Zi si gjithmonë e që për kundërshtarin tim është e qartë çka e pret.
Amarildo ndeshet me Morandi që sipas mbështetësve Italian llogaritet të triumfojë kundër Amarildos. Në faqet e rrjeteve sociale shprehet Amarildo se do te shohë Italiani sa të fortë dhe të shkathët janë shqiptarët dhe synon patjetër fitore.
Vëllezërit Bakaj dhe organizatorët e këtij evenimenti madhështorë ftojnë komunitetin tone dhe gjithë adhuruesit e sportit luftarak të na bashkohen dhe të festojmë kuq e zi.