Të gjitha rrugët e adhuruesve shqiptar të futbollit në Zvicër sot ishin drejtuar Gjenevës ku për herë të parë në organizimin madhështor nga ana e FC Kosova Gjenevë që ishte fituese e Kupës në Diasporë, nën ombrellën e Unionit (UKSHFZ) të prirë nga FFK, për herë të parë në Zvicër u ndeshën dy klubet e futbollit fituese të Kupës FC Prishtina në Kosovë dhe FC Kosova nga Gjeneva.

Prezent në këtë ndeshje ishin të deleguarit nga FFK dhe kryetari Agim Ademi, nga Konsullata e Kosovës në Gjenevë z. Floreta Kabashi, Drilon Brahimi keshilltar i larte politik i Ministrit te sportit dhe Rinise, Isah Maloku keshilltar politik i ministrit te sportit dhe rinise, Lendrit Iljazi sekretar i pergjithshem i ministrise se sportit dhe rinise Sport dhe Rini z. Blerim Gashani dhe një numër i madh nga qarqet diplomatike në Zvicër të cilët përshëndetën me shumë vlera këtë fillim të kësaj Kupe.
FC Prishtina të cilët një ditë më parë arritën në Gjenevë të Zvicrës, u mahnitën me mikpritjen bujare dhe vëllazërore të Klubit nikoqir fituesit e Kupës në Diasporë – FC Kosova nga Gjeneva të cilët përkrah zhvillimit të ndeshjes ata bashkë ndanë edhe emocionet familjare nga ta.

Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli shprehi konsideratën ndaj dy Klubeve por në radhë të parë falënderoi FFK dhe kryetarin z. Agim Ademi që si që u shpreh ai, kjo kupë është produkt i FFK dhe se rinia e diasporës në këtë formë i ofrohet vendit të tyre dhe kombëtares tonë. Ai po ashtu falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe z. Elis Badalli drejtorin e Departamentit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Unionit ku për së afërmi e falënderoi nga ky sesion Konsullatën e Kosovës në Gjenevë për pjesëmarrje z. Floreta Kabashi. Ai po ashtu falënderoi Ministrin e Sportit dhe Rinisë z. Blerim Gashani për mbështetje dhe pjesëmarrjen fizike në këtë Kupë historike për futbollin shqiptar në Zvicër.

Unioni falënderoi të dy klubet pjesëmarrëse në këtë Kupë, e në veçanti FC Kosovën nga Gjeneva për bashkë organizimin e suksesshëm. Falenderoi të gjithë ata të cilët kontribuuan për këtë event të madh dhe me shpresë që vitin tjetër të vazhdojë aty ku do të jetë klubi fitues i Kupës së Diasporës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Mayrenit me një infrastrukturë të fushës dhe ambientit tejet të mirë për shikuesit.
Që nga minutat e para të ndeshjes mijëra shikues prisnin me pa durim një fillim të mbarë dhe me një fitues meritor.
Të dy klubet filluan ndeshjen me dëshirë për ta fituar për herë të parë këtë Kupë që do mbetet histori ndër Klubet Shqiptare të Futbollit në Zvicër.
Pas perfundimit te ndeshjes me rezultat 2 me 2 vendimi pastaj erdhi nga penalltite ku FC kosova doli me e mire dhe doli fituese e Super Kupes Kosove Diaspore.