Enkel Rexhepi
Ky është ai popull që në vitin 1992 organizoi Referendumin, i cili është një tenstament.
Ky është ai popull që luftoi me amblemën e UÇK-së, që dha edhe dëshmorë në luftën e UÇPMB-së.
Ky është ai popull që për dekada po përballet me padrejtësi, diskriminim dhe presione, por ende qëndron në trojet e veta shekullore.
Të thuash se: “shqiptari i Luginës së Preshevës i rri gatitu para xhandarit serb” është padrejtësi ndaj historisë sonë dhe poshtëruese ndaj popullatës së kësaj krahine. Po të mos kishte qëndresë, sot nuk do të kishte më shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Ne nuk kemi nevojë t’i dëshmojmë askujt patriotizmin tonë. E kemi dëshmuar me referendum, me sakrificë, me luftë, me protesta dhe me qëndresë të përditshme.
Lugina nuk është kafshatë e lehtë…