Afrim Osmani zgjidhet kryetar i Federatës të Futbollit Shqiptar në Gjermani

SYRI TV

Afrim Osmani nga sot është  kryetar i ri i Federatës të Futbollit Shqiptar në Gjermani

Ne Kuvendin e ri zgjedhor sot me 16. Maj 2026  në rët e pasditës u mbajt në Ludwigsburg, Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani në praninë e shumë të deleguarve nga klubet aktive të futbollit dhe individ nga fusha e futbollit, me interesim të madh në një prezencë me dinjitet zhvilloi kuvendin e rregullt zgjedhor.

Në hapje të kuvendit, ishin prezent edhe figura shumë të rëndësishme si ajo nga FFK Kryetari z. Agim Ademi, nga Zvicra Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli dhe kryesia e deri tanishme Kryetari z. Ruzhdi Statovci, Sekretari Enver Muzliukaj dhe shumë personalitete nga Klubet që deri më tani kontribuuan në FFSHGJ.

Sekretari i deritashëm i FFSHGJ z. Enver Muzliukaj përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe falënderoi përzemërsisht FFK dhe Kryetarin z. Agim Ademi dhe Klubet e Futbollit Shqiptar në Gjermani për zhvillimin e aktivitetit të përbashkët në rrugëtimin e viteve që lan pas.

Z. E. Muzliukaj në veçanti falënderoi edhe prezencën e Kryetarit të FFK z. Agim Ademi dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj FFSHGJ që me vite të tëra rrugëtojmë bashkë në ngritjen e nivelit të futbollit shqiptar në mërgim.

Para të pranishmëve në fjalën e tij, z. Agim Ademi tha se është nderë dhe kënaqësi që gjendet në mesin tuaj ku ju në veçanti FFSHGJ dhe Unioni në Zvicër jeni urë lidhëse e Futbollit dhe Klubeve shqiptare në mërgim që i jepni pulset më të mëdha pozitive kombëtares tonë. Prandaj ne jemi afër juve e, e juaja është të kryeni detyrat  që ju kemi besuar ne të gjithë. Punë të mbarë!

Po ashtu falënderoi për prezencën e tij në këtë Kuvend zgjedhor dhe përgëzoi z. Feti Demoli kryetar i Unionit të Futbollit shqiptar në Zvicër për bashkëpunim dhe rezultatet e shkëlqyera të Unionit dhe më pas në fjalë rasti z. F. Demoli para të pranishmëve në kuvend, fuqishëm  potencoi se për fat kemi një Kryetar të FFK z. Agim Ademi që na mbështetë në format e mundëshme dhe na nderon me plot dinjitet. Ne në Zvicër ne nga Unioni e dekoruam me Ambasador Nderi më meritorin e futbollit të Kosovës z. Agim Ademi. Pra, të punojmë ne mërgimtarët  ashtu si na është dhënë shansi dhe mundësia. Uroj FFSHGJ punë të mbarë!

Ne përgjithësi në kuvend u përshëndet puna e deri tanishme e Federatës dhe kryesisë duke përfshi zhvillimin e shumë kupave dhe përafrimin e Klubeve të Futbollit në të mirën e shumë  bashkatdhetarëve dhe komunitetit tonë në përgjithësi.

Kryetari i FFK z. Agim Ademi falënderoi kryesinë e deritanishme për kontributin e tyre me Klubet e Futbollit Shqiptar në Gjermani duke cekur edhe angazhimin e tyre në përafrimin e futbollistëve të talentuar në Kombëtaren e Kosovës.

Edhe Z. Feti Demoli Kryetar i UKSHFZ në fjalën e tij falënderoj Kryesinë e deritanishme për bashkëpunimin e frytshëm në të mirën e futbollit në mërgim.

Ky kuvend zgjoi interesim shumë të madh për të zgjedhur mandatarin dhe kryesinë e re.

Kandidat për postin e kryetarit ishin Afrim Osmani, Arban Kelmendi dhe Bujar Neziri të cilët që të tre me përkushtim në të mirën dhe avancimin e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Gjermani synonin udhëheqjen e FFSHGJ.

Me vota  u zgjodh Kryetar z. Afrim Osmani të cilit i uruan të gjithë mandatin e kryetarit duke e inkurajuar për punën në vazhdim me kryesinë e re.

Kuvendi përfundoi sipas rregullave dhe statutit të FFSHGJ e që nga të pranishmit me kryetarin dhe kryesinë e re bashkërisht u zotuan se do të jenë në të mirën e futbollit dhe Klubeve të Futbollit Shqiptar në Gjermani.