Në takimin me mërgimtarët sot Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me knaqësi u takua edhe me udhëheqësinë e Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër z. Feti Demoli kryetar dhe Reshit Morina nënkryetar për të cilët ajo falenderoi për punen dhe angazhimin e sidomos kontributin e Unionit në ruajtjen e vlerave të futbollit në Zvicër.

Për një kohë që edhe Presidentes i interesoi sidomos Unioni, z. Demoli në fjalë të shkurtëra i prezentoi historikun e Unionit dhe punën që eshtë duke e kryer në bashkimin e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër.
Ai e potencoi para Presidentes se FFK dhe në veçanti kryetari Agim Ademi, është promotori dhe mbështetësi më i madh në mbështetjen e Unionit dhe vlerave të Futbollit në Zvicër.
Kryetari i UKSHFZ. Z. Demoli i bëri ftesën Presidentes që në finalen e Kupës së Diasporës që do të zhvillohet në 2026 të na vizitojë dhe të jet në mesin e futbollistëve shqiptar në Zvicër.

Kjo ndeshje ka një karakter të veçantë kur fituesi i Kupës nga Diaspora FC Kosova nga Gjeneva do të ndeshet me fituesin e Kupës nga Kosova FC Prishtina.
Ajo bëri të qartë që do ta shqyrtojë agjendën dhe me dëshirë do të jet bashkë me mërgatën, me FFK dhe z. Agim Ademin e paqërishtë me Unionin dhe stafin.
z. Demoli dhe z. Morina e falenderuan për këtë mundësi të takojnë zojën e parë të shtetit të Kosovës dhe në shenjë mirënjohjeje i dhuruan organigramin e UKSHFZ me 29 klube të futbollit në Zvicër . Si që u shpreh z. Demoli para sajë, është nder dhe knaqësi kur shohim shtetin që frymon lirshëm dhe hap rrugët edhe për mërgatën si pjesë përbërëse të shtetit.
Faleminderit z. Presidente Vjosa Osmani!

Në këtë takim që Presidentja organizoi me mërgimtarët sot, ishin edhe një numër i madh të mërgimtarëve që shfrytëzuan rastin për takim.