Eskalon protesta e shqiptarëve në Shtutgart, raportohet për të arrestuar Shtutgart, Gjermani | 19 shtator 2026 Protesta e shqiptarëve në Shtutgart të Gjermanisë ka eskaluar, ndërsa raportohet për arrestimin e disa protestuesve. Mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme të Gjermanisë, për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Derisa protestat në qytete si Këlni dhe Mynihu janë zhvilluar pa incidente të raportuara, situata në Shtutgart ka qenë më e tensionuar. Sipas burimeve që na kan arritur nga vendi i ngjarjes, situata ka bërë të nevojshëm intervenimin e njësive speciale të policisë gjermane. Ndërhyrja policore ka rezultuar me arrestimin e disa protestuesve, ndërsa deri më tani nuk ka detaje të konfirmuara lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rrethanat e plota të incidentit.
Gazetar – Arben Mehmeti.