Sot në takimin parapërgatitor të eveniment tradicional dhe prestigjioz në futboll për Klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër dhe mërgim, u shqyrtuan mundësitë dhe kërkesat e pajtueshmërisë për datën dhe vendin e zhvillimin e Super Kupës Kosovë Diasporë.
Në finalen e Unionit këtë vit 2026 për Super Kosovë Diasporë që u zhvillua në Solothurn, FC Kosova në Finale triumfoi kundër FC Iliria dhe është Klubi i Futbollit Shqiptar që do të i përfaqësojë UKSHFZ në finalen e mundshme kundër fituesit të Kupës në Kosovë.
Në takimit e sotëm, Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli, z. Kryetar z. Reshit Morina dhe Sekretari z. Musli Saiti, i diskutuan mundësitë dhe rrjedhat që do të jenë aktuale ditët në vazhdim në koordinim me fituesin e Kupës në Gjermani, FC Kosova në Zvicër dhe fituesin e Kupës në Kosovë.

Sipas parashikimeve dhe kërkesave të FC Kosova dhe FC Kastrioti nga Gjermania që kjo Kupë e Kosovës që lidhë Klubet e Futbollit Shqiptar me Evropën, Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli mori përsipër koordinimin me FFK që sa më shpejtë të caktohet vendi dhe data e që adhuruesit e futbollit të kenë mundësinë të rezervojnë këtë datë për të shijuar futbollin shqiptar Evropian.
Ditët në vijim, UKSHFZ do të bë të ditur rrjedhën dhe me kohë do të informoj edhe Klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër të cilët do të i ftojë të jenë prezent sipas mundësive të tyre.
UKSHFZ