Kryetari i KSHFZ z. Feti Demoli pranë Klubit të Futbollit FC ILIRIA në Solothurn

SYRI TV

Në ndeshjen derbi të javës që lamë pas, FC ILIRIA nga Solothurni kundër FC OLTENIT në ligën e dyte barazuan dy me dy dhe ndanë pikat. Ishte një ndeshje plot emocione dhe tejet e shpejtë sa që djelmoshat në terren.

Unioni i Klubeve të Futbollit Shqiptar, z. Feti Demoli kryetar dhe z. Reshit Morina z. Kryetar, për së afërmi enkas morën pjesë në këtë ndeshje të FC Iliria të cilët u mirëpritën nga z. Rrahim Dakaj me stafin e Klubit.

Para ndeshjes ishte një atmosferë si që dinë ta bëjnë FC ILIRIA apo në gjuhën gjermane Solothurner ADLER me flamurin kombëtarë dhe simpatizantët e zjarrtë të Klubit.

FC ILIRIA garon në ligën e dytë dhe ka një histori në vete sidomos në Kantonin e Solothurnit sa i përket Kupës së Zvicrës ku historia e tyre është një element radhazi sa që djelmoshat janë ndeshur edhe me klubet me renome internacionale si YB dhe të tjerë.

FC Iliria dhe kryesia janë tejet aktiv dhe në Kupën e Unionit 2026 arritën në finale që u ndeshën kundër FC Kosovës nga Zürichu.

Kryetari i Unionit z. Feti Demoli me prezencën e tije në këtë ndeshje kundër FC Oltenit, sjell edhe afërsi sidomos ndaj klubeve shqiptare të Futbollit në Zvicër që pritet në të ardhmen të vizitojë në ndeshjet e rëndësishme edhe klubet tjera të Futbollit.

Ai në prezencën e lojtarëve në fushë dhe bashkë me kryesinë ndanë mes veti qëndrimet e unifikimeve mes veti.

Urime FC Iliria dhe ju priftë e mbara!

UKSHFZ