FFK rrugëton drejt sukseseve më të mëdha që nga themelimi i sajë me Kryetarin Agim Ademin

SYRI TV

Pas një suksesi të madh këtë vit që po e lëmë pas, FFK është duke treguar se Futbolli është në vendin e merituar falë udhëheqjes së suksesshëm të sajë dhe nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi.

Përpos që është në suksesin më të merituar kombëtarja e Kosovës, FFK është duke ecur edhe me hapa të sigurt edhe në infrastrukturën përbrenda objektit e që në këto momente edhe me TV që të jetë sa më afër dhe të sinqertë ndaj të gjitha klubeve të futbollit në Kosovë.

Në shpërblimet e klubeve dhe lojtarëve dhe shumë të tjerëve në përzgjedhjen për Laureat, aty qëndroi edhe Kryetari dhe nënkryetari i UKSHFZ, z. Feti Demoli dhe Reshit Morina të cilët u mirëpritën dhe u shpërblyen me mirënjohje për punën dhe angazhimin pranë Klubeve të futbollit shqiptar në Zvicër.

Po ashtu ndër shumë bisedave dhe takimeve dhe premtimeve, Kryetari i FFK Agim Ademi edhe publikisht falënderoi UKSHFZ dhe z. Feti Demoli duke qartësuar dhe me mbështetje të plotë edhe në projektin më të ri të UKSHFZ për tubimin e talenteve të ri në mërgatë. Ai shprehi gatishmërinë e tij dhe të FFK se do të qëndrojë sa më afër UKSHFZ dhe Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër e në veçanti për Kampin e talenteve të ri në Zvicër.

Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli në emër të UKSHFZ falënderoi z. Agim Ademi për mbështetjen e pa lëkundur ndaj Unionit dhe projekteve në vijim.

Në fjalën e Z. Demoli po ashtu i njoftoi FFK se është po ashtu një infrastrukturë duke u punuar në zyrën adekuate të UKSHFZ për një perspektivë më të mirë për futbollistët shqiptar në Zvicër.

Në shenjë falenderimi, z. Demoli i dhuroi pllakatën e UKSHFZ të 29 Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër të cilat janë antare të Unionit.