Chelsea është fitues i Conference Leagues në futboll.
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore me përmbysje, me rezultat 4:1 ndaj Betisit, në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Wrocław të Polonisë.
Ezzalzouli në minutën e 9-të e kaloi në epërsi Betisin.

Në rastin e parë Fernandez ka barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 65-të.
Palmer në minutën e 70-të depërtoi bukur nga krahu i djathtë duke harkuar ku Jackson nga afërsia i pambuluar ka shënuar me gjoks në këndin e majtë të epërm, 2:1 për Chelsean.
Sancho në minutën e 82-të me një veprim mjeshtëror nga afërsia ka shënuar në shtyllën e dytë përkatësisht në këndin e majtë për 3:1.
Futbollisti Caicedo ka realizuar për 4:1 në minutën e 90+1.
Chelsea feston e Betisi të zhgënyjer lëshuan fushën.