Sot në këtë ditë të shenjtë pranverore me 23 mars 2025 në Morcote të Zvicrës dhuruam lule të zemrës dhe shpirtit për kolosin tonë të teatrit me përmasa botërore Aleksandër Moisiun.
Aleksander Moisiu u lind në pranverën e 2 prillit të 1879 në Kavajë kurse në pranverën e 23 marsit 1935 mbolli lulet që të mos thahen kurrë dhe na iku në amshim për të mos vdekur kurrë.!
90 vite më pas, ai vazhdon te jetoje ne skenat e mendjeve dhe zemrave tona.
Një djalë i lindur nga një baba Shqiptar, Kostandin Moisiu, dhe një nënë me gjak arbëreshe Amalia De Rada, që me pas do te behej njeriu qe magjepsi teatrot e Evropës.
Një zë që drithëronte shpirtrat, një mimike që rrëfente histori të paimagjinueshme i adhuruar nga Berlini e Vjena, nga Parisi e Roma, nga Londra e Nju Jorku e që para publikut ishte shqiptari artisti i dashur i teatrit.
«Zëri, mimika dhe lëvizjet e tije skenike ishin diçka unike, të papara ndonjëherë ne artin skenik botëror.»
Ai ishte një artist i përmasave universale, që shënoi skenën botërore me një drite qe nuk shuhet kurrë.
Ky përvjetor nuk është thjesht një datë por është një reflektim i përjetshëm mbi pavdekësinë e tij.
Shoqata Kulturore Shqiptare «Aleksander Moisiu» e ka mbajtur të gjallë këtë trashëgimi për mbi 30 vite, duke organizuar përkujtimin tradicional «Lule për Moisiun», homazh për një jetë të përjetshme ne art.
Trashëgimia e Pavdekshme dhe Unaza e Kujtesës!
Ne Morcote të Zvicrës ku gjendet prehja e tij e përjetshme dhe te guri i varrit të tij nuk është thjesht një shenjë, por një testament i një epoke që ai i dhuroi artit dhe gjithë shqiptarëve.
Aty pranë tij qëndron edhe ajo qe e ndau skenën dhe jetën – Johanna Terwin, gruaja dhe bashkudhëtarja e tij artistike.
Një detaj i veçantë e bën këtë varr të magjishëm: Unaza e Inflandit, një dhuratë që Moisiut i ishte dhuruar nga admiruesit e tij si një simbol i pavdekësisë së tij në skenën botërore.
Në këtë unazë është ngërthyer jo vetëm respekti i epokës së tij, por edhe dëshmia qe ai ishte me shume se një aktor, ai ishte një mit që bashkoi kombin dhe kulturën botërore.
Ai theu kufijtë dhe kaloi përtej Atlantikut, duke interpretuar ne metropole si Nju Jorku, Çikago, Bostoni dhe Detroiti dhe vende të tjera të largëta.
Në çdo skenë qe shkelte nuk luante thjesht role por ai mishëronte artin në formën e tij më të pastër që shikuesit e vlerësonin jashtë mase artin skenik të tij që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit botëror.
Sot brezat e rinj shqiptar duhet të mësojnë më shumë për Aleksandër Moisiun sepse ai ishte Homeri i skenës, tragjedia dhe poezia e mishëruar në një zë.
Tek Varri i Moisiut sot në këtë ditë pranvere në Morcote kjo heshtje flet më shume se mijëra fjale sepse këtu prehet Moisiu, nuk janë thjesht gurë dhe emra, por një histori e pashkruar deri në fund.
Ne këtë qetësi të thelle, fjalët e Franz Kafkes jehonin ende në kujtesën tone dhe në atë moment, mes qetësisë dhe përkuljes, një zë u ngrit: «E çuditshme me ty Moisi…!
Ti e mbajte te pastër shpirtin tënd, edhe kur Evropa te adhuronte, por nuk të njihte plotësisht edhe pse studiove në Gjermani me gjakun e shqiptarit.
Ne jemi këtu sot për të rikthyer tek atdheu i vërtete, tek kujtesa jone e përjetshme .»
Një tufe lulesh u vendos mbi varrin e tuaj!
Në këtë 90 VJETOR të MOISIUT – LOT, DIELL DHE LULE PËR NJË LEGJENDË
– Dielli i Ilirisë nuk mungoi as sot që ndriçoi varrin e Aleksandër Moisiut, ashtu siç ndriçonte skenën kur ai ngjitej mbi të.
90 vjet pas vdekjes se tij, ne u mblodhëm për ta kujtuar jo thjesht si aktorin që magjepsi botën, por si shpirtin e pashuar të një artisti që nuk pranon të vdesë.
Një lule për Moisiun, për
Franz Kafka dikur tha: «Zëri i tij ishte një mrekulli që nuk do të përsëritët sepse është njeriu që e bëri Hamletin të ndjejë si njeri dhe publikun të dridhej nga dhimbja e tragjedisë.
Ne ishim aty për të deshmuar se kjo mrekulli nuk eshtë harruar.
Mbanim nẽ duar fotografi të tij, role qe s’kane kohë, skena që mbetën të pavdekshme.
MOISIU QË SHQIPËRIA HARROI, POR BOTA ADHUROI
Ne 1935, kur vdekja trokiti në derën e tij, Moisiu kërkoi të bëhej shtetas i Shqipërisë tokës së të parëve të tij.
Shqipëria heshti Italia ia dha shtetësinë në shtratin e vdekjes për të mos u shuar kurrë!
NJË LUTJE PËR TË ARDHMEN
Moisiu la një testament një amanet që shtëpia e tij në Bisone duhet t’i kthehet kulturës dhe artit.
Sot pranë varrit të tij e bëjmë këtë premtim dhe se nuk mjafton te sjellim vetëm lule por duhet të bëjmë diçka më shumë sepse ai është zëri që flet përjetësisht nga thellësia e skenës, nga thellësia e historisë, nga thellësia e shpirtit njerëzor shqiptar.
Një lule për Moisiun sot një trashëgimi për brezat e të nesërmes.
Lavdi jetës dhe artit të Aleksandër Moisiut!
Nga Sak Muji
Ish Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare «Aleksandër Moisiu» Via Carzo 12, 6900, Paradiso, Zvicër.