FC Kosova Gjenevë – FC Prishtina nga Prishtina një ndeshje historike në futboll për Superkupën Kosovë Diasporë

SYRI TV

Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër kësaj radhe në bashkëpunim me FC Kosova nga Gjeneva, FFK, MPJD dhe Ministrinë e Kulturës, Rini dhe Sport, shkruan një histori në vete duke i ofruar mundësinë Klubeve Shqiptare të Futbollit nga Zvicra të ndeshen me fituesit e Kupës nga Kosova.

FFK që nga themelimi i UKSHFZ në vitin 2014 ka për qëllim mbështetjen dhe përafrimin e futbollistëve shqiptar dhe kjo  bëhet më së miri me fituesin e kupës në Kosovë dhe Diasporë.

FC Kosova nga Gjeneva që kësaj radhe është Klubi nikoqir i kësaj ndeshje madhështore dhe historike që për herë të pare në shtetin Helvetik nën ombrellën e Unionin kanë organizua një spektakël të futbollit në Zvicër.

Për herë të parë në historikun e Klubit, FC Kosova nga Gjeneva doli fituese e Kupës në Zvicër në 2025 dhe në finalen e Superkupës në Düsseldorf të Gjermanisë, fituan Kupën e Diasporës si mysafir kundër fituesit të Kupës në Gjermani  FC Kosova po nga Düsseldorfi.

UKSHFZ dhe kryetari Feti Demoli, me profesionalizëm dhe dashuri ndaj futbollit, janë duke bërë një detyrë kombëtare dhe shumë madhështore në bashkimin e në veçanti përafrimin e klubeve shqiptare nga diaspora me Kosovën.

Prandaj në këtë ndeshje, fillim historik i kësaj finale të madhe, ftojmë të gjithë shqiptarët dhe futbolldashësit nga Zvicra që në formë madhështore të jenë me 09 Maj ne Avenue Louis-Rendu 11 · 1217 Meyrin në përkrahje dhe mbështetje të dy Klubeve shqiptare Zvicër – Kosovë.

Në stadium që nga ora 15 fillon manifestimi me valle tradicionale shqiptare nga shoqatat kuturore artistike nga gjeneratat e reja dhe figura eminente në mbështetje të këtij spektakli.

Unioni në bashkëpunim të afërt me FFK dhe kryetarin Agim Ademi, kanë për qëllim prosperitetin e klubeve shqiptare në diasporë, dhe talenteve të ri nga këto klube të marrin mbështetjen e avancimit në futbollin profesional.

Unioni falënderon FFK, MPJD dhe Ministrinë e Kulturës, Rini dhe Sport të cilët me përkushtim dhe dinjitet të plotë ndaj mërgatës, qëndrojnë afër Unionit dhe në këtë  ndeshje historike do të jenë në fushë bashkë në këtë ndeshje historike.

Mirë se na bashkoheni dhe na mbështesni të gjithë me 9 Maj 2026 në këtë rrugëtim të mbarë!

Me nderime!

UKSHFZ – FC Kosova Gjenevë