FC Kosova Gjenevë – FC Prishtina Prishtinë ndeshja historike e Kupës, Kosovë Diasporë

SYRI TV

Kryesia e UKSHFZ një javë para ndeshjes historike FC Kosova Gjenevë fituese e Kupës së Diasporës kundër FC Prishtina nga Prishtina fituese e Kupës së Kosovës, vëzhguam stadiumin dhe përgatitjet në Mayren të Gjenevës ku nikoqir dhe organizues është FC Kosova.

Në stadium ishim kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli, Reshit Morina dhe Musli Saiti që u pritëm nga kryetari i FC Kosova z. Fisnik Buçi dhe Xhevat Rexhepi të cilët në pika të detajuara na shpjeguan përgatitjet profesionale për këtë ndeshje.

Stadiumi me një infrastrukturë tejet të mirë dhe një pamje impozante, që i përmbushë kushtet e një ndeshje të futbollit që ja kanë lakmi shumë ekipe të mëdha.

Me 9 Maj ftojmë dhe i informojmë bashkatdhetarët të na bashkohen nga e gjithë Zvicra që të na përkrahin në kë të nismë të sukseseve të Unionit e në veçanti në të mirën e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër.

Falënderojmë paraprakisht FC Kosovën nga Gjeneva z. Fisnik Buçi dhe kryesinë për këtë mundësi dhe përgatitjen që në çdo aspekt është për ta vlerësuar.

Mirë se vini të gjithë me 9 Maj  2026 nga ora 16.00

Adresa:  Avenue Louis-Rendu 11     1217 Meyrin    Genève     Zvicër