Në ndeshjen e pare Zvicra ndaj Hungarisë shkëlqyeshëm filloi kampionatin Evropian në Gjermani
Në pjesën e parë ishte një sensacion i Zviceranëve që nuk ju la Hungarezëve hapësire aspak për të manovruar lojën e tyre në teren.
Që në minutat e para u pa se është një duel mirë i menduar i trajnerit Murat Yakin i cili me taktikën e tije befasoi Hungarezët.
Në çerekun e parë Zvicra kaloi në epërsi pas një kombinimi të shkëlqyer për Duah i cili e realizoi golin e parë për Zvicrën në këtë kampionat.
Në fund të pjesës së parë prapë shënuan Zviceranët që kaluan në avantazh me 2=0 i cili me precizitet shënoi Aebischer.
Në pjesën e dytë ishte një ndeshje e barazuar në fushë pasi që trajneri i tyre kërkoi lojë pak më ndryshe ndaj Zviceranëve.
Në minutën e 66 një kombinim i mirë i Hungarezëve Varga zvogëloi rezultatin në 1 me 2 dhe pritej që pas zëvendësimeve të lojtarëve Hungarez të rritej edhe më shume presioni për të barazuar.
Edhe Trajneri i Zvicrës Yakin solli në lojë qendërsulmuesin Embolo i cili në minutat e fundit të ndeshjes ngriti rezultatin 3 me 1 që edhe me këtë rezultat përfundoj ndeshja Zvicër Hungari