Kënga është atdhedashuria, që përçohet ndër breza

SYRI TV

Diaspora jonë po bëhet çdo ditë e më kulturore në shumë sfera të ndryshme edhe nga gjeneratat të cilët mërguan në kohën e rinisë e të cilët kontribuuan për vatanin e tyre ne forma të ndryshme duke lenë talentin e tyre për më vone e për te mos ju nda kurrë.

Dëshira për të mbajtur gjallë shpirtin e identitetit tonë kombëtar, është një ndër misionet që udhëhiqet nga dashuria për atdheun dhe kombin.

Janë artistët, të cilët sot na bëjnë të prekim historinë e lavdishme.

Drita Berisha, me këngën e saj, me zërin e saj të kristaltë, jo vetëm që na bën të bashkë këndojmë, e të krenohemi që kemi gra intelektuale, e atdhetare, por në tekstet e saja, gjithmonë janë vlerat e larta autentike.

Kënga «Lotët e Mësuesit» është një baladë që thërret për zgjim.

Kënga «Nënat tona» është portreti më i dinjitetshëm që i bëhet nënave, grave shqiptare.

Kënga «Gjuha shqipe» një dashuri identiteti që shfaqet në mënyrën më epike me zërin melodik të Dritës.

Përveç këngëve të saja, Drita këndon me respekt të madh, këngët e artistes së popullit Hanife Sejfullah Reçani.

«Po kush më shumë se Hanifja i këndoi gruas, zëri i saj mbetet përjetë i gjallë, një krah i shenjtë, mbështetës, i gruas shqiptare; i përulem lavdisë së saj» kështu shprehet Drita për këngëtaren e pavdekshme Hanife Sejfulla Reçani

Drita Berisha është punonjëse në mjekësinë zvicerane. Me pozitivitetin dhe atdhedashurinë e shenjtë, ajo në Zvicër ndjehet si në atdheun e vet.

E bija e një mësuesi, që kalonte malet duke ecur në këmbë, për të edukuar brezat në Kosovë, mbanë mend se i ati u kishte thënë këto fjalë:

«Kur të këndoni, asnjë fjalë këngës mos ia ndryshoni, mëso këngën siç e ka kënduar këngëtari»

Në familjen e Dritës ka shumë artistë. A do të trashëgojë ndonjëra nga vajzat artin e të kënduarit nga nëna, këtë përgjigje do na e jep e ardhmja.

Drita Berisha është pjesë e korit të grave «Lyra» në Zvicër

Portreti i saj prej një artisteje  shqiptare, është i veshur me gjitha ngjyrat e vlerave të mëdha, të një artisteje që na bën krenare.

Është ngjyra e zërit, është qëndrimi i saj etik. «Kënga është atdhedashuria, që përçohet ndër breza, është amaneti ynë shqip» shprehet Drita, për TV Syrin, me zërin e saj melodik.

Hava Kurti Krasniqi