Ylli i Lilles Edon Zhegrova është shumë i pëlqyer në Gjermani, ku shumë klube po e vëzhgojnë.
Kosovari që po shkëlqen në Ligue 1 po mahnit të gjithë këtë edicion dhe ekziston mundësia që të bëhet me skuadër këtë muaj njofton SkySport
Sky SportDE, më saktësisht gazetari i besueshëm Florian Plettenberg raporton se disa klube tashmë kanë mbajtur takime me lojtarin.
Përpos kësaj, Zhegrova është i hapur për t’u larguar në dimër me Lille që do të kërkojë me 20 milionë euro.
“Edon Zhegrova, një ndër të pëlqyerit në Bundesliga tani. Shumë klube nga Gjermania po e monitorojnë. Disa bisedime kanë ndodhur”.
“24 vjeçari nga Lille është i hapur për një transferim në dimër. Çmimi: 17-20 milionë euro”.
“Zhegrova gjithashtu pëlqehet në Angli dhe Spanjë. Por, ëndrra e ti është t’i bashkohet ndonjëres nga top pesë klubet në Gjermani”, nënvizoi “Plettigoal”.
Ndërkohë, Zhegrova e ka fituar vendin e titullarit te Lille dhe në ndeshjen e fundit në Kupën e Francës shkëlqeu me het-trik dhe dy asistime.