Zhvillimet efektive të kryesisë së Federatës Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër (UKSHZ) për Kupën e Diasporës 2023.
Sot kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli u takua me kryesinë e FFK ku ndër të tjera u bisedua rreth përgatitjeve dhe organizimit të Kupës së Diasporës 2023 që do të zhvillohet në Biel Bienne me 2 Korrik 2023.
FFK është lokomotivë institucionale dhe nën mbështetjen e tyre bashkë me kryetarit z. Agim Ademi ndaj UKSHFZ jemi rrugeve të suskseseve me elan të plotë që sa më shumë të tubojmë nën ombrellën tonë klubet e futbollit shqiptar në Zvicër dhe talentet e ri të futbollit për një prosperitet të rinisë shqiptare edhe në diasporë.
Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër është mirënjohëse FFK për gatishmërinë e fuqizimit të klubeve shqiptare në Zvicër dhe bashkimin e zhvillimit në turnirin e Kupës së Diasporës dhe përafrimit dhe akomodimin e fituesit në garë me fituesin e Kupës në Kosove.
UKSHFZ është i vetmi institucion i autorizuar nga FFK në Zvicër për lidhjen e bashkëpunimit me të gjitha klubet dhe shkollat e autorizuara në zhvillimin dhe zbulimin e talenteve të ri dhe për mundësinë që të jenë edhe ata sa më afër vendlindjes.
Në praninë e nënkryetarit të parë të FFK Bakir Burri, Agim Dibrani nënkryetar i dyte, Vjollca Krasniqi anëtarë e komitetit dhe përfaqësuese e futbollit të femrave në Kosove dhe Mirsad Çollaku anëtar i komitetit, sot u diskutua për programin e UKSHFZ dhe të arriturat në vitet e fundit njofton SYRI TV.
Kryetari z. Feti Demoli i njoftoi për të gjitha rrjedhat dhe zhvillimin e Unionit e në veçanti për Kupën e Diasporës që zhvillohet me 2 Korrikut 2023 që kryesia e FFK e vlerësoi lartë angazhimi kolektiv të Unionit dhe inkurajon dhe mbështetë fuqishëm pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër.
UKSHFZ e autorizuar nga FFK si përgjegjëse kryesore për organizimin e kampeve organizative te futbollistëve të ndryshëm aktiv dhe te ri nga klubet e futbollit në Zvicër dhe shtetet për rreth, falënderon FFK dhe premton se në të ardhmen edhe më intenzifikisht do të zhvillohen edhe aktivitete tjera të përbashkëta .
Feti Demoli për SYRI TV tha se mbështetja e FFK i jep shprese dhe shanse mërgimtarëve të gjurmojnë talentin e tyre duke shpresuar dhe mundësinë për një të ardhme të jen pjesë edhe e kombëtares dhe në lidhje me klubet e futbollit në vendlindje.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe urojmë për ditë më të mira në plan programin tonë të përbashkët mes UKSHFZ dhe FFK.
Kryetari i UKSHFZ – Feti Demoli