Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), në takimin e mbajtur më 29 dhjetor 2022, ishte një takim përmbyllës dhe me ngritje gotash për festat e fundvitit, vitin sfidues e me shumë suksese të arritura të KKD-ë.
Por që ka arritur ta realizojmë planprogramin e këtij viti, duke filluar me manifestimin e festave kombëtare, mbajtjen e seminareve, ditën e mësuesit me logon “Lule për mësuesin 22”, ku morën pjesë mësimdhënësit nga mbarë diaspora shqiptare, përfaqësuesit institucional të tri shteteve, të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Vendim për shpalljen e 50-të vjetorin e Kongresit Drejtshkrimor vit jubilar, me moto “Viti i gjuhës shqipe” . Nisur nga mërgata, shqiptarët kudo që janë, shkrues, poet e njerëz të shkencës, që së bashku me institucionet tona të punojmë për një diasporë të unifikuar, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe te fëmijët tanë mërgimtarë.
Gjë që për fat të keqe është në pikën më të dobët duke shkuar në drejtim të asimilimit gjuhësor, që nënkuptohet se me këtë harrim do ta harron edhe identitetin, nëse ne nuk do të veprojmë me kohë. Takimi mbarëkombëtar “Shqipja në Diasporë” që u mbajt në Tiranë dhe Shkodër nga data 26-27 nëntor 2022, për hir të rëndësisë dhe nevojës që ka, me qëllim që t`i bashkërendisim aktivitetet dhe angazhimet tona të përbashkëta në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare në Diasporë.
Po ashtu dhe takimi i fundit i këtij viti të Këshillit Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) së bashku me Qendrën e Botimeve për Diasporën(QBD), e cila u zhvilluan një trajnim një ditor në Zvicër, me mësues nga Bavaria e Gjermanisë, Austria dhe Zvicra. Ky takim u mbajt në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, të cilin përvjetor KKAD e ka shpallë “Vit të gjuhës shqipe”.
Takimin e hapi kryetari i KKAD-së dr. Vaxhid Sejdiu, për të vazhduar tujtje Mustafë Krasniqi, Mira Shehu, Teuta Tabaku, Miradije Berisha, Dritan Nashi, Aurela Konduri, Anila Kadija, Musa Pali dhe Isuf Bytyçi, të cilët rikujtuan në mënyrë kronologjike ditët më të mira të punës së këtij këshilli dhe sfidat që kishin kaluar përgjatë këtyre viteve.
Fillimisht si Këshill i Mësuesve Shqiptarë të Diasporës (KMSHD) dhe më vonë si Këshill Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, gjë që me këtë emër fituan edhe VKM-në nga ana e qeverisë shqiptare, në të cilën thuhet se:
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës do të bëhet pjesë e konsultimeve dypalëshe, me dakordësim paraprak, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë”. Po ashtu që “Mësuesit shqiptarë në Diasporë, me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë do të kenë një mekanizëm në dhënien e opinioneve profesionale për arsimin shqip në Diasporë”.
Zotimi i Anëtarëve të KKAD ishte që vitin që do të vije 2023 do të na gjen më të përgatitur dhe me angazhime të reja, ku u përcaktuan si prioritete tri propozime, që mbetën në mesin e janarit të diskutohen dhe për to të merren vendime, për realizimin e tyre.
Po ashtu mbetet me shpresë se edhe Kosova do të na njeh si VKM e Shqipërisë, me qëllim që bashkëkombësit, shoqatat që e ndihmojnë shkollën shqipe dhe mësimdhënësit të ken një adresë të vetme, sepse vetëm me një bashkim vijmë deri te unifikimi i diasporës shqiptare. Ndërsa sejdiu shtoi: Ky vit vërtet ishte sfidues, por që ka qenë vit fatlum për ne, KKAD, ngaqë kemi pasur shumë takime institucionale, të cilat ishin në përkrahje, po ashtu arritëm që të fitojmë një përkrahje edhe nga shumë shoqata e mësimdhënës në botën, aty ku ka shqiptar e funksionojnë, që nga Amerika, Kanadaja, Anglia, Gjermania, Zvicra, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia e deri te Stambolli tutje.
Takimi u përmbyll me ngritjen e gotave, për shëndetin mësuesve, nxënësve dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë!
Sektori për informim i KKAD
Mustafë Krasniqi