Mashtrimet digjitale me investime në kriptovaluta, bërza dhe platforma të dyshimta janë shtuar ndjeshëm në muajt e fundit. Shqiptarët, veçanërisht ata në diasporë, po bien pre e skemave që premtojnë fitime të shpejta, por përfundojnë në humbje të mëdha financiare.

Mashtruesit përdorin gjuhë të ndryshme – përfshirë edhe gjuhën shqipe – varësisht se ku jetoni, profile të rreme dhe reklama të sofistikuara për të krijuar besim. Ata ju ftojnë të investoni në platforma që:
– ❌ Nuk janë të licencuara nga banka apo autoritetet financiare.
– ❌ Nuk ofrojnë asnjë garanci bankare apo ligjore.
– ❌ Kërkojnë dokumente personale dhe pagesa të dyshimta për “verifikim” apo “tërheqje fondesh”.
⚠️ Mos pranoni të investoni në asnjë platformë që nuk ka lidhje me bankën tuaj dhe nuk ofron përgjegjësi ligjore!
🔒 Kujdes! Nëse nuk ka garanci bankare – mos investo!
Ruani veten, familjen dhe kursimet tuaja. Informohuni, verifikoni dhe raportoni çdo tentativë mashtrimi në institucionet përkatëse.
Ky mesazh është për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen – në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo në diasporë. Mos lejoni që besimi juaj të kthehet në humbje!
📩 Nëse keni ndonjë përvojë, na shkruani dhe na tregoni. Do t’ju mbajmë anonim, përveç nëse kërkoni që historia juaj të bëhet publike.