FC KOSOVA Zürich është fituese e Kupës së UKSHFZ 2022

SYRI TV

Pas një pauze dy vjeçare shkaku i pandemisë globale, ketë vit tradicionalisht zhvilloi turnirin e Kupës Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ( UKSHFZ ) dhe që cilësohet shumë turnir i organizuar mirë si nga organizatorët e po ashtu edhe nga nikoqiri FC Prishtina nga Berni.

 

Pesë ekipet të cilat me dëshirë shumë të madhe dhe loje profesionale u prezantuan dhe zhvilluan ndeshjet kualifikuese dhe eliminatore,lënë përshtypjen dhe shëmbëlltyrën për pjesëmarrje për ekipet ekzistuese jo pjesëmarrëse duke ju referuar për turnirin e radhës që të jemi edhe më të bashkuar.

Në finale arritën FC Prishtina kundër FC Kosova nga Zürich ndeshje e cila ishte dy here nga njëzet minuta dhe një lojë shumë dramatike me shumë gola.  Fituesi u përcaktua ne sekondat e fundit të minutës dyzet ku edhe u shënua goli i fitores për FC Kosova nga Zürichu dhe rezultati përfundimtar ishte 3  –  2.

Të pranishëm ne turnirin e kupës ishin edhe Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosoves, Z. Ilir Gjoni dhe Sami Ukelli bashkë me stafin të cilët na përgëzuan dhe e vlerësojnë shumë këtë zhvillim manifestiv e kulturor dhe tregojnë gatishmërinë për një bashkëpunim edhe më të frytshëm dhe produktiv në turniret e radhës.

Nder i madh për Unionin dhe klubet pjesëmarrëse ishte edhe prania e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës Z. Agim Ademi i cili shpreh gatishmërinë për ta avancuar unionin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Ai ndër tjera gjatë takimeve konsultative tregon se FFK mbështet fuqishëm UKSHFZ dhe përgëzon kryesinë për bashkimin e klubeve shqiptare ne Zvicër.

Po ashtu nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës  z. Elis Badalli i cili edhe kësaj here si që nga themelimi i Unionit gjithmonë i ka dhënë mbështetje Unionit dhe se ministria e Diasporës është me ju dhe pran jush sepse ju jeni urë lidhja e komunitetit tonë me vendlindje thot ndër të tjera z.Badalli.

Unionioni ka nderuar dhe falenderon ata te cilët ishin pranë Unionit në momente të duhura dhe momentet e caktuara e ndër tä është edhe afaristi Enver Qorraj të cilin e falenderojmë për mbështetje. Unioni i kujton edhe paraardhësit dhe me mirënjohje ka falenderuar për kontribut edhe Kryetarin e parë të UKSHFZ z. Skender Thaqi, Unioni ka falenderuar edhe Fatmir Osmanaj i FFSHGJ-se i cili nga Gjermania enkas ka ndarë kohën dhe ka shfrytëzuar mundësinë te jet prezent në këte turnir. Duke vlerësuar dhe falenderuar për gatishmërinë dhe ndihmën e klubit nikoqir FC Prishtina nga Berni, Unioni falenderon kryesinë e tyre dhe klubin në tërsi dhe  ndan mirënjohje e cila i është dorzuar Kryetarit e FC Prishtina Bern z. Bujar Mehmeti.

 

Duhet cekur edhe praninë e sportistëve kampion të ndryshëm të sporteve luftarake të cilët dinë të vlerësojnë se një organizim si kjo e Unionit ështe madhështore për komunitetin tonë dhe shprehen se duhet të jemi sa më të bashkuar dhe ambasador të kombit tonë. Falendorojmë  Azem Maksutaj, Nuri Seferi, Arnold Gjergjaj, Luan Rudaj.

Shoqëria Kulturore dhe Artistike ALBAKULT me vallet e tyre tradicionale zbukuroi fushën e gjelbër me veshjet kombëtare e me duartrokitjet e të pranishmëve frymuan dhe vallëzuan shqip dhe dhan tek shikuaesit një atmosferë festive. Unioni i falenderoi per pjesëmarrje dhe ndau mirënjohje per ta dhe ju dorëzua  themeluesit të Albakult Ajet Cervadiku.

TV Syri sponsor gjeneral i turnirit zhvilloi xhirimet e turnirit dhe intervistoi të pranishmit tek të cilët shihej se pandemia vrastare ka penguar shumë bashkimin e komunitetit tonë sportiv ku shihej entuziazmi dhe mbresa shpresëdhënëse e jetës kulturore dhe sportive për një të ardhme më të mirë.

Kryesia e Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar me në kry Z. Feti Demoli, Z. Rino Dauti, Musli Saiti dhe Fatmirin ishin mirë të koordinuar dhe me nikoqirin FC Prishtina nga Berni dhanë një shembull se shqiptarët din dhe munden te organizojnë turnir për çdo lavdatë.

FC Kosova nga Zürichu morri edhe trofe për ekipin dhe medalje per lojtarët të cilëve Agim Ademi nga FFK dhe Elis Badalli nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës bashkë me Kryetarin e UKSHFZ Feti Demoli dhuruan Kupën fituesit duke ju dëshiruar suksese në të ardhmen dhe pjesëmarrjen dinjitoze në Kupën e Kosovës.

Unioni i Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër ( UKSHFZ ) ka ndarë mirënjohje për klubet pjesëmarrëse e,  po ashtu  ditët në vijim do të komunikojë të i dhurohen miënjohje edhe klubeve që nuk kishin mundësi të jen këtë herë ne turnirin e Kupës por rikujton se Unioni është i të gjitha klubeve dhe është ambrellë e tyre.